by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ka denoncuar në polici një incident të ndodhur pas një takimi zyrtar në Qeveri, ku sipas tij është sulmuar, ofenduar dhe kërcënuar nga një anëtar i kryesisë së partisë së ministrit Elbert Krasniqi.
Përmes një deklarate publike, Berisha ka bërë të ditur se pas përfundimit të takimit dhe fjalimit të tij të mbajtur në prani të kryeministrit, ai është përballur me Fazli Stollajn – anëtar i kryesisë së Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës.
“Me keqardhje më duhet të ndaj me ju një ngjarje e padëshirueshme. Ju njoftoj që dje, pas takimit në Qeveri dhe pas fjalimit tim që e kam publikuar – e që të gjithë e keni parë – në dalje nga ai takim jam sulmuar, ofenduar dhe kërcënuar nga Fazli Stollaj, anëtar i kryesisë së Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës,” ka deklaruar Berisha.
Sipas deputetit, ai është sulmuar pasi gjatë takimit ka theksuar mungesën e emblemës së komunitetit egjiptian dhe ka përmendur edhe autorin e saj, Fazli Stollajn. Sipas Berishës, kjo ka nxitur reagimin e Stollajt, i cili më pas e ka sulmuar.
“Kam përmendur mungesën e emblemës së komunitetit egjiptian dhe kam cituar autorin – Fazli Stollaj. Kjo duket se e ka shqetësuar atë dhe menjëherë pas takimit ka kërkuar përballje me mua, duke më thënë të mos ia përmend emrin më,” ka shtuar Berisha.
Deputeti thotë se Stollaj e ka kërcënuar me fjalët “do t’i qerojmë hesapet ndryshe” dhe më pas e ka shtyrë, shoqëruar me ofendime të rënda verbale.
Berisha konfirmon se rasti është denoncuar zyrtarisht në polici dhe se pret që institucionet të veprojnë sipas ligjit.
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 15-39 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa
Për më pak se 48 orë në Kosovë ndodhën 5 vrasje, tri në Gjilan, një në Prizren e një në Prishtinë. Derisa organet e drejtësisë janë në kërkim edhe më tutje të disa prej autorëve të këtyre vrasjeve, sot ka arritur ta arrestojë të dyshuarin që ka pranuar fajësinë për vrasjen dhe varrosjen
Pas rastit tragjik në të cilin u vranë tre persona në Gjilan, më 10.08.2025, në vendin e ngjarjes ishte arrestuar një person i dyshuar. Në konferencën për media, të mbajtur të dielën në mbrëmje, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, kishte njoftuar se një person ishte arrestuar në vendin
Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë, dhe në pjesën për Kosovën ka përmendur se Qeveria ka ndërmarrë “hapa kredibilë por jokonsistent në identifikim, hetim, ndjekje penale dhe ndëshkim të zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të