Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

 

 

Botërori i Klubeve në SHBA po tregon se aktiviteti më i rëndësishëm i vitit të ardhshëm, Kupa e Botës, duhet të përgatitet të përballet me disa vështirësi që nuk ndesheshin prej kohësh.

Shkak janë bërë kushtet atmosferike që kanë sjellë ndërprerje të vazhdueshme të disa ndeshjeve, apo edhe situata të pazakonta si e sotmja, ku lojtarët e Borusia Dortmund ndoqën ndeshjen nga dhoma e zhveshjeve.

Ndeshja kundër Mamelodi Sandauns u zhvillua në Sinsinati, me temperatura mbi 30 gradë dhe me një diell përvëlues, që bëri që gjatë ndeshjes të kishte ndalesa të gjata “freskimi” për lojtarët. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe para dy pankinave ishin vënë ventilatorë gjigandë për të freskuar pak atmosferën.

Por që në fillim u bë e qartë se temperaturat do të ishin problematike ndaj klubi i Borusia Dortmund mori një vendim ekstrem. Lojtarët e stolit nuk dolën të uleshin në pankinë gjatë pjesës së parë, por qëndruan duke ndjekur takimin para televizorit në dhomën e zhveshjeve.

Një situatë e pazakontë, por që kishte si qëllim që t’i mbante ata sa më freskët në krahasim me vapën që përjetohej në ambientin e jashtëm të stadiumit, ku lojtarët që në nxemje mbanin të veshura bluza të lagura më përpara me ujë.

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina