Bekë Berisha ironizon me Vetëvendosjen: Tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndalen KEK-un

 

 

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ironizuar me qeverinë në detyrë lidhur me situatën energjetike në vend.

“Tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndalen KEK-un”, ka shkruar ai, duke aluduar në premtimet e Vetëvendosjes për gjakderdhje financiare.

Kompania për furnizim me rrymë, KESCO, dje paralajmëroi se do të kishte mungesë të theksuar të prodhimit vendor dhe kërkoi nga qytetarët ta kursejnë atë.

Por, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ngulur këmbë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në vend gjatë fundjavës.

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO ka njoftuar sot se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar. 

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…