Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat

 

 

Telekomi i Kosovës thotë se Gjykata Komerciale ka miratuar ankesën e ndërmarrjes lidhur me çështjet e procedurës përmbarimore në rastin e “Dardafon.net – Z-Mobile”.

Në njoftim është bërë e ditur se Gjykata ka urdhëruar kthimin e shumës prej rreth 4.4 milionë eurosh, që sipas Telekomit ishte tërhequr jashtëligjshëm nga llogaritë e ndërmarrjes dhe i ishte bartur përmbaruesit privat e më pas “Dardafonit”.

Gjithashtu thuhet se Gjykata ka konstatuar se përllogaritja e kamatëvonesave është bërë nga një subjekt i tretë, jo i autorizuar ligjërisht, i angazhuar nga vetë përmbaruesi, e jo siç kërkon Ligji për Procedurë Përmbarimore.

“Në arsyetimin e saj, Gjykata konstaton se përllogaritja e kamatvonesave është bërë nga një subjekt i tretë, jo i autorizuar ligjërisht, i angazhuar nga vetë përmbaruesi, e jo siç kërkon Ligji për Procedurë Përmbarimore. Si rrjedhojë, kjo përllogaritje është shpallur e pavlefshme dhe juridikisht e papranueshme, duke zbuluar shkelje të rënda procedurale në procesin përmbarimor. Gjatë fazës së përmbarimit, përmbaruesi është njoftuar nga Telekomi për shkeljet që po kryente, duke kërkuar vazhdimisht prej tij të mos ndërmarrë veprime përtej kompetencave ligjore dhe duke e informuar edhe për pasojat e tyre. Përmbaruesi Flamur Bogaj nuk i ka marrë parasysh këto kërkesa dhe njoftime dhe as nuk është përgjigjur ndaj tyre”, thuhet në njoftim.

Telekomi ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore ndaj përmbaruesit.

“Në bazë të këtij vendimi, Telekomi i Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe institucionale për të garantuar zbatimin e tij dhe rikthimin e mjeteve të ekzekutuara në mënyrë të parregullt. Përveç kësaj, Telekomi do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore ndaj përmbaruesit, që ai të përgjigjet para ligjit për shkeljet e bëra”, thuhet në njoftim

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…