“Siguria e Ballkanit në rrezik”, Spiropali thirrje Iranit: Ndal aktivitetet bërthamore!

 

 

Nga samiti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel, kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali i ka bërë thirrje Iranit që të ndalë aktivitetin e tij bërthamor dhe sulmet ndaj Izraelit.

“Në solidaritet me Ukrainë përfshirë sanksionet, ndihmë ushtarake dhe përfshirjen humanitare. Sikur bota nuk kishte parë mjaftueshëm trazira gjatë viteve të fundit, përshkallëzimi ushtarak së fundmi midis Iranit dhe Izraelit vetëm e rëndon më shumë një botë të trazuar në rregulla, që tashmë është nën trysni të madhe, Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit dhe i bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë aktivitetet e tij bërthamore dhe të raketave balistike, të veprojë në përputhje me detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, tha Spiropali.

Ndër të tjera, ajo u ndal te siguria në Ballkan duke theksuar se jemi të rrezikuar nga ndikime keqdashëse dhe tentativa për të bllokuar aspiratën europiane të vendeve të rajonit tonë.

“Një botë që po del jashtë kontrollit kërkon që ne të jemi shumë vigjilentë në të gjitha frontet, përfshirë rajonin tonë. Në Ballkanin Perëndimor ndikimet keqdashëse vazhdojnë përpjekjet e tyre për të destabilizuar institucionet demokratike, të nxisin ndasitë dhe të minojnë aspiratat euroatlantike. Shqipëria beson fort se siguria e BP është e pandarë nga siguria e Europës dhe e gjithë hapësirë më të gjerë të NATO-s. I bëjmë thirrje aleatëve të kenë një angazhim të fuqishëm politik dhe ushtarak në rajonin tonë”, deklaroi Spiropali.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…