Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar arrin në Gjenevë për bisedimet urgjente me Iranin

 

 

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka mbërritur në Gjenevë për të marrë pjesë në bisedimet e planifikuara sot mes ministrave të jashtëm evropianë dhe homologut iranian, përcjell KFVA.

Në një deklaratë paraprake, Lammy theksoi urgjencën e procesit diplomatik: “Një dritare ekziston për dy javët e ardhshme për të arritur një zgjidhje diplomatike”, raporton BBC.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka caktuar një afat prej dy javësh për të vendosur nëse SHBA do t’i bashkohet sulmeve izraelite kundër Iranit.

Udhëheqësit evropianë shpresojnë të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit përmes një marrëveshjeje diplomatike brenda kësaj kohe.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…