Putini flet për rrezikun e Luftës së Tretë Botërore: Shqetësuese…

 

 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka shprehur shqetësimin për rritjen e rrezikut global nga konfliktet, dukepërmendur mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore. Deklarata e tij u bë gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, ku ai theksoi se potenciali për përplasje të mëdha po rritet ndjeshëm, raporton KFVA.

“Po, është shqetësuese. Po flas pa ironi dhe pa shaka. Ka shumë potencial për konflikte dhe ai po shtohet. Kjo ndodh para syve tanë dhe na prek drejtpërdrejt”, u shpreh Putin.

Në fjalimin e tij, ai përmendi disa nga pikat më të nxehta të tensioneve aktuale, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë, përplasjet midis Izraelit dhe Iranit, si dhe situatën e ndërlikuar përreth objekteve bërthamore iraniane, ku Rusia po ndërton dy reaktorë të rinj bërthamorë në bashkëpunim me Teheranin.

Putin shtoi se situata kërkon vëmendje të madhe dhe angazhim serioz për të gjetur zgjidhje.

“Kjo kërkon jo vetëm vëmendje të kujdesshme ndaj zhvillimeve që po ndodhin, por edhe kërkimin e zgjidhjeve – zgjidhje, në mënyrë të preferueshme, paqësore, në të gjitha drejtimet”, ka thënë ai./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…