Protestuesit pro-Palestinës hyjnë me forcë në bazën ajrore britanike dhe dëmtojnë avionët

 

 

Një rishikim i sigurisë ka nisur në të gjitha bazat ushtarake britanike pas një incidenti të ndodhur në bazën ajrore RAF Brize Norton në Oxfordshire, ku aktivistë pro-palestinez hynë në mënyrë të paligjshme dhe spërkatën me bojë të kuqe dy avionë ushtarakë të tipit Airbus Voyager.

Grupi “Palestine Action” publikoi pamje të ngjarjes ku shihej një person me skuter që afrohej pranë avionëve dhe spërkaste bojë në motorët e tyre me një bombol të modifikuar, shkruan A2 CNN.

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, e dënoi veprimin duke e quajtur një “akt vandalizmi” dhe “të turpshëm”. Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes, John Healey, u shpreh se ishte “thellësisht i shqetësuar” dhe urdhëroi një hetim të plotë si dhe një rishikim të përgjithshëm të masave të sigurisë në bazat ushtarake.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se incidenti nuk ka ndikuar në operacionet ushtarake dhe se avionët nuk janë nxjerrë jashtë përdorimit, edhe pse dëmet janë ende nën vlerësim nga inxhinierët e RAF-it.

Një burim i mbrojtjes tha se operacionet nuk janë ndalur dhe se siguria në bazë është e shumëfishtë, por vështirë të mbulohet tërësisht një territor kaq i madh.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…