Policia jep detaje për arrestimin e zyrtarjes së Urbanizmit në Prizren, Shpresa Osmanollaj

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e zyrtares së Urbanizmit në Prizren, Shpresa Osmanollaj.

Përmes raportit policor, bëhet e ditur se Osmanollaj dyshohet se gjatë ushtrimit te detyrës zyrtare ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobive pasurore për vete apo për persona të tjerë.

Ajo është dërguar në mbajtje.

KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE Rr. William Voker, Prizren / 19.06.2025 – 06:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se gjatë ushtrimit te detyrës zyrtare ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobive pasurore për vete apo për persona të tjerë. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në mbajtje”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…