Përshkallëzimi i luftës Izrael-Iran: Çfarë dimë deri tani në ditën e tetë të konfliktit

 

 

Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit hyn në ditën e tetë, zhvillimet në terren dhe përpjekjet diplomatike kanë marrë një hov të ri. Ushtria izraelite ka njoftuar se më shumë se 60 avionë luftarakë kanë kryer sulme ajrore mbi dhjetëra objektiva në Iran, përfshirë rrethin e Teheranit dhe ndërtesa të lidhura me agjencinë iraniane të kërkimit bërthamor.

Nga ana tjetër, një raketë iraniane ka goditur një park teknologjik në qytetin jugor izraelit të Beershebas, duke shkaktuar dëme materiale në disa ndërtesa. Edhe pse nuk pati viktima, shtatë persona janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve.

Në frontin diplomatik, diplomatët më të lartë nga Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Franca pritet të zhvillojnë një takim urgjent me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në Gjenevë. Ky do të jetë takimi i parë ballë për ballë mes Iranit dhe Perëndimit që nga nisja e konfliktit dhe shihet si një mundësi e rëndësishme për të ulur tensionet. Korrespondentja ndërkombëtare Lyse Doucet e ka cilësuar këtë si përfshirjen më serioze të Evropës në krizë deri më sot.

Megjithatë, qëndrimi i Iranit mbetet i prerë. Ministri i Jashtëm Araghchi ka deklaruar për mediat shtetërore se nuk do të ketë negociata me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që sulmet izraelite nuk ndalen.

Situata mbetet e tensionuar, me përshkallëzimin ushtarak që vijon paralelisht me përpjekjet për ndërmjetësim diplomatik./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…