by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gazeta ka siguruar ekskluzivisht emrat e dy zyrtarëve të lartë policorë në Pejë, ndaj të cilëve Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendim të përkohshëm, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Bëhet fjalë për Nënkolonel Nexhat Gutiq dhe Kapiten Prek Tuna, të cilët janë pjesë e strukturës komanduese në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.
Hetimi është iniciuar nga IPK pas raportimeve në media për një rast të ndodhur më 28 maj 2025, kur në rrugën “Shpëtim Bojku” kishte ndodhur një aksident trafiku, e me ç’rast ishte shoqëruar një person që nuk ishte pjesë e aksidentit, por që kishte penguar zyrtarët në kryerjen e detyrës.
Dyshohet se dy zyrtarët e lartë kishin ndërhyrë në trajtimin e këtij rasti, duke mos lejuar që të procedohej tutje për ndjekje penale dhe duke mos e njoftuar fare Prokurorinë e Shtetit. Në vend të kësaj, të dyshuarit i ishte shqiptuar një tiketë për kundërvajtje, për prishje të rendit dhe qetësisë publike, duke e mbyllur rastin jashtë procedurës së paraparë.
Pas veprimeve të para hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, IPK ka rekomanduar suspendimin e përkohshëm të Gutiqit dhe Tunës, ndërkohë që hetimet për këtë rast janë në zhvillim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Një person rreth orës 15:40 është gjetur në veturë pa shenja jete në drejtim të fshatit Çerkolez të komunës së Istogut. Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se policia ka nisur hetimet për rastin. “Sot rreth orës 15:40 Policia e komunës së Istogut ka pranuar
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë, raporton Periskopi. Me publikimin
Një aksident i rëndë me tre të vdekur të cilët janë shtetas shqiptarë, dhe dy të lënduar rëndë ndodhi pasditen e kësaj të hëne në autostradën Egnatia, midis Komotini dhe Xanthi, pak para pikës së pagesës së Iasmos. Në rrethana të panjohura, një kamion u përplas me dy makina, duke shpërthyer në zjarr.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia mund të detyrohet të ndalë luftën në Ukrainë vetëm përmes forcës. Zelensky ka thënë pas një takimi që ka pasur me të dërguarin e SHBA-së, Keith Kellogg, të hënën në Washington, se vetëm Trumpi e ka forcën që nevojitet për ta ndalë Rusinë. “Kur diskutohet