“I papranueshëm ndryshimi i regjimit në Iran”, Rusia: Do të hapte “kutinë e Pandorës”

 

 

Rusia është shprehur qartë se “ndryshimi i regjimit në Iran është i papranueshëm dhe vrasja e Udhëheqësit Suprem të vendit do të hapte “kutinë e Pandorës”.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një intervistë për Sky News, përcjell KFVA.

I pyetur se si do të reagonte Rusia nëse Izraeli do të vriste Ajatollahun Ali Khamenein, Peskov theksoi: “Do reagonim shumë negativisht, ne do ta kundërshtonim fuqimisht atë. Do të çonte në lindjen e atmosferave ekstremiste në Iran dhe ata që flasin për (vrasjen e Khameneit), duhet ta dinë mirë këtë”, tha Peskov.

Në lidhje me ndryshimin e regjimit në Iran, ai e cilësoi: “Është i paimagjinueshëm”.

“Duhet të jetë i papranueshëm, madje edhe të flasësh për këtë duhet të jetë e papranueshme për të gjithë”, theksoi Peskov.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…