Errësirë për 7 minuta… gati për eklipsin e mijëvjeçarit!?

 

 

Një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme të astronomisë është parashikuar të ndodhë më 16 korrik 2186, kur pritet të regjistrohet eklipsi total diellor më i gjatë i regjistruar ndonjëherë.

Faza e errësirës së plotë do të zgjasë 7 minuta e 29 sekonda, duke thyer çdo rekord të mëparshëm dhe duke i dhënë këtij fenomeni një rëndësi të veçantë shkencore dhe historike.

Ky eklips do të jetë rezultat i një shtrirjeje të rrallë astronomike: në atë ditë, Toka do të jetë në pikën më të largët nga Dielli, ndërsa Hëna në pikën më të afërt me Tokën. Kjo do të krijojë kushtet ideale për një mbulim të plotë dhe të zgjatur të Diellit.

NASA dhe agjencitë e tjera hapësinore kanë nisur tashmë përgatitjet për misione vëzhguese, si nga Toka ashtu edhe nga hapësira, për të studiuar këtë fenomen. Do të jetë një mundësi e rrallë për të eksploruar në mënyrë të detajuar atmosferën e Diellit, jonosferën e Tokës dhe ndryshimet klimatike të çastit që ndodhin gjatë eklipseve totale.

Rruga e hijes së eklipsit do të kalojë kryesisht mbi Oqeanin Atlantik, por do të prekë edhe disa zona të veçanta tokësore si veriu i Brazilit, Guiana Franceze, disa ishuj të Karaibeve dhe pjesë të Afrikës Perëndimore si Gana dhe Togo. Në këto vende, qielli do të errësohet plotësisht në mes të ditës, yjet do të bëhen të dukshëm dhe temperaturat do të bien ndjeshëm

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…