Avokati i familjes Ademaj: Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit përpjekje për të shmangur dënimin me burg të përjetshëm

 

 

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për t’iu përgjigjur kërkesës së mbrojtjes për ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Liridonës.

Syla e ka quajtur këtë veprim si një keqpërdorim të procedurës ligjore me qëllim zvarritjen e rastit apo tentim për ta shfajësuar të akuzuarin.

“Aprovimi i kërkesës së mbrojtjes nga ana e gjykatës është një hap procedural, i cili nuk konsiderojmë që është ndërmarrë në kundërshtim me ligjin. Megjithatë, mendojmë se ky është një keqpërdorim procedural për të zvarritur apo për të bishtnuar procedurën penale – diçka që ndodh zakonisht kur mbrojtja përpiqet ta shfajësojë të pandehurin apo të përdorë institucionet shëndetësore për të ndikuar në uljen e dënimit”, ka deklaruar Syla.

Ai ka shtuar se në raste të ngjashme, ekzaminimet psikiatrike janë përdorur edhe për të tentuar arratisjen e të akuzuarve.

“Ka shumë raste kur këto procedura janë keqpërdorur, por zakonisht pas ekzaminimeve psikiatrike konstatohet se i akuzuari nuk ka ndonjë çrregullim mendor. Në rastin konkret, duke qenë se Naim Murseli përballet me mundësinë e një dënimi me burgim të përjetshëm, kjo është ndoshta përpjekja e tij e fundit për të shfrytëzuar çdo mekanizëm ligjor për të lehtësuar pozitën e tij apo për të marrë një dënim më të ulët”, ka përfunduar avokati Syla./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…