Categories: Lajme, Maqedoni

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Maqedoni

by kfvanews

Share

Arben Fetahu na u shfaq si mishërimi i zbrazëtisë politike në një botë ku edhe një flamur ka më shumë dinjitet sesa një zëvendëskryeministër që s’di në cilin drejtim po fryn era. Falë një interviste të moderuar nga gazetari kosovar Ermal Panduri, publiku në Kosovë më në fund pa përtej këmishës së bardhë dhe buzëqeshjes artificiale të Arben Fetahut, pa drejt në zbrazëtinë që nga Maqedonia e Veriut përhapet si tym i retorikeve pa trup.

Në vend të fakteve, ai solli metafora të përmbysura për rezultate inekzistente. Në vend të bindjes, ai zgjodhi mashtrimin. Në vend të përgjegjësisë, ai u struk pas fjalëve që nuk lidheshin as me realitetin, as me dinjitetin. Në vend të arritjeve, ata sollën degradimin e pozitës së shqiptarëve. Dhe kështu, u zhvesh jo vetëm nga imazhi publik por edhe nga çdo iluzion që kishte krijuar se përfaqësonte ndokënd tjetër veçse vetveten dhe portofolin e tij.Kujtesa kolektive shqiptare e Maqedonisë e njeh mirë këtë lloj “flamuri”, ai që valëvitet vetëm kur ka kamerë përballë, ai që në vend të ngjyrave përfaqësuese, mban logot e pushtetit që i paguan biletën. Dhe përbindëshia politike e quajtur VLEN, një koalicion që më shumë tingëllon si një firmë marketingu për shitjen e iluzioneve, ka shtrirë rrënjët e korrupsionit të vjetër në tokën e një populli të cilit dita ditës po i merren gjitha të drejtat.

Një ironi politike që njihet si “mbështetja strategjike” nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është më as taktikë e heshtur. Është një ulërimë hipokrizie. Ndërsa deputetët e VV skuqen si domate verore kur ua përmend emrin e partnerëve të tyre në Shkup, lideri i tyre Albin Kurti nuk trembet nga djegia morale, përkundrazi, vazhdon t’i japë infuzione politike si të ishte fshatari që shpreson se kali i ngordhur do të ngrihet vetëm nëse i jep bukë.

Arben Fetahu dhe të gjithë shokët e tij servilë, nuk janë më as politikanë. Ata janë simptoma. Tregues të një sistemi të sëmurë ku përfaqësimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është bërë një lojë e shëmtuar kukullash që flet me zërin e padronit dhe përkulet me ritmin e rrogës.

Koha është jo vetëm për reflektim, por për pastrim. Flamujt e zbrazët nuk ngjiten në maje malit. Ata përfundojnë të grisur, të harruar, të mbuluar nga pluhuri i turpit kolektiv. Dhe Shqiponja që e ka zakon të fluturojë lart nuk mund të ngatërrohet më me pulat që kërkojnë vezë politike në fermën e VMRO-së.
Ky është Arben Fetahu: një flamur që nuk ka as erën, as shtyllën, dhe as vendin ku duhet të valëvitet. Sepse një popull nuk udhëhiqet me mashtrime dhe mikrofona, por me shpirt, ndershmëri dhe guxim për të qenë i vërtetë. Dhe kjo është diçka që as rrogat, as beneficionet, nuk mund ta blejnë. Kurrë.
Në fund, flamujt që s’duan t’i përdorin për ta mbrojtur popullin, kthehen në shami tavoline ku pushteti fshin duart nga krimet që s’ka ndërmend t’i ndalojë. Dhe populli… ai mban mend. Me laps e me zemër.

Analizë për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, G.A.

 

Related Posts

  •     Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër vendesh evropiane të u paraqitën këshilltarëve të tyre të sigurisë kombëtare opsione për ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Lajmi është bërë publik nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters.  Kjo pasoi premtimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ndihmuar në mbrojtjen

  •     Janë bërë gjashtë ditë prej kur ka nisur kërkimi i Beqir Malokajt, i cili u raportua si i zhdukur në Istog. Shoqata e kërkim-shpëtimit ka njoftuar se ende është duke vazhduar për gjetjen e tij, të cilët kanë publikuar edhe një video, ku shihet se për gjetjen e tij janë duke u përdorur

  •     Ka vdekur në moshën 25 vjeçare, Lirigzon Karaqica, nga Gllanasella e Drenasit me vendbanim në Suedi. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Karaqica. “Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Lirigzon Karaqicës nga fshati Gllanasellë, me vendqëndrim

  •     Kolonat me automjete të qytetarëve në hyrje-daljet e pikave të kalimeve kufitare të vendit vazhdon të jetë i ngarkuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas gjendjes së orës 20:18, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në një orë, me kolona të automjeteve një kilometër, ndërsa në