A do të ketë energji elektrike nesër? Deklarohet KEK-u

 

 

Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, pas raportimeve për kolaps energjetik.

Kryeshefi ekzekutiv, Gramos Hasani në një konferencë për media pretendoi se këto raportime janë “të pasakta”.

Sipas Hasanit, nesër energjia nuk do të importohet 100 për qind dhe do të ketë prodhim të saj.

‘‘Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ta kenë këtë të qartë. Ne e kemi deklaruar në mëngjes sot, kapacitetet të prodhimit të cilat i kemi planifikuar për nesër. Ka pasur një pasiguri nga ekipi i termocentralit Kosova A për të deklaruar atë kapacitet për nesër, kjo është keqkuptuar dhe është dhënë deklarata të ndryshme, që ne nuk merremi me to që KEK për herë të parë pas 25 viteve nuk prodhon as një megavat brenda ditës. Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi angazhuar në maksimum, dhe kemi bë atë korrigjim të deklarimit të kapaciteteve që njësia A3 do të prodhojë edhe nesër. Ne nuk merremi me deklaratat e KESCO-s, ne kemi komunikim të vazhdueshëm me ta sepse kemi edhe marrëdhënie kontraktuale, dhe i kemi partnerë strategjik. Ne do të prodhojmë energji elektrike nesër, nuk importohet energjia nesër 100%” – tha ai

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…