by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Agjencia e Menaxhimit Emergjent u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre.
AME thekson se zjarret në pyje, fusha dhe hapësira të hapura shkaktojnë dëme të mëdha materiale, ndotin ajrin, shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
“Vlen të theksohet dhe t’u bëhet e ditur se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepra penale të cilat sanksionohen me ligj. Çdo person që shkakton zjarr, duke dëmtuar pronën publike apo private, ose duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe mjedisin, përballet me ndjekje penale dhe masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.
AME njofton qytetarët se nëse hasin në ndonjë zjarr, dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme ose vërejnë tym apo flakë në zona të hapura t’i thërrasin shërbimet emergjente falas në çdo kohë.
Qendrat Operative Emergjente të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent – 112
Shërbimi Zjarrfikës – 193
Policia e Kosovës – 192
“Veprimi juaj i shpejtë mund të parandalojë dëme të mëdha, të shpëtojë jetë dhe të ruajë natyrën tonë”, thuhet në njoftim./KFVA/
Kina mund të zbulojë për herë të parë një mjet nënujor pa pilot gjatë një prove të ardhshme të paradës ushtarake. Fotot e publikuara tregojnë një dron të madh, të zi, të ngjashëm me torpedo, që transportohet në një platformë të sheshtë në rrugët e Pekinit. Autoritetet kineze ende nuk e kanë emëruar
Një ditë e rëndë për Kosovën, e shënuar nga tragjedi të njëpasnjëshme. Vetëm gjatë datës 18 gusht 2025, në vend janë raportuar katër raste vetëvrasjeje në vende të ndryshme të vendit. Ngjarje që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë nxjerrë në pah thellësinë e krizës sociale dhe psikologjike që po përjeton shoqëria kosovare. Rasti i
Një aksident i rëndë mes disa automjeteve ka ndodhur sonte në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku si pasojë janë lënduar disa persona. Gazeta ka siguruar edhe pamje nga vendngjarja, ku shihen Policia. Edhe rruga është bllokuar si pasojë e këtij aksidenti dhe janë krijuar kolona. Nga Policia ende nuk e kanë konfirmuar rastin,
Në Zyrën Ovale, një hartë e madhe e Ukrainës ishte shfaqur përballë vendit ku ishin ulur Trump dhe Zelensky. Kyiv Post, shkruan në rrjetin “X” se pjesa lindore, e ngjyrosur me rozë, tregonte afërsisht 20% të vendit nën kontrollin rus. “Një kujtesë e zymtë e luftës gati katërvjeçare dhe një mjet i mundshëm