by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një vajzë 7-vjeçare ukrainase, e cila kishte udhëtuar drejt Izraelit për të marrë trajtim kundër leukemisë pas sulmit rus ndaj vendit të saj, është vrarë nga një sulm ajror iranian në qytetin Bat Yam, në jug të Tel Avivit, të dielën. Lajmin e bëri të ditur Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, në një deklaratë në rrjetin X (ish-Twitter).
Viktima, Nastya Borik, ishte ardhur në Izrael në dhjetor të vitit 2022, së bashku me familjen e saj, pasi kishte nevojë për trajtim urgjent për leukemi akute. Sipas Herzog, Nastya u vra së bashku me pesë anëtarë të familjes: nënën Mariia (30 vjeç), gjyshen Lena (60), dhe dy kushërinjtë e saj, Ilya (13) dhe Konstantin (9). Autoritetet ukrainase konfirmuan vdekjen e pesë shtetasve të tyre, por nuk dhanë detaje të tjera, shkruan KFVA.
Presidenti Herzog tha se Nastya kishte filluar të tregonte përmirësime në trajtim, por sëmundja ishte rikthyer në formë agresive. Transplanti i palcës së kockave dështoi, dhe leukemia u rikthye edhe më e fortë. “Ajo erdhi për të kërkuar jetë. Por në vend të jetës, ajo u vra”, u shpreh Herzog.
Nëna e Nastya-s, Mariia Pieshkurova, dokumentonte rrugëtimin e vajzës së saj në Instagram, duke shpërndarë momente të dhimbshme dhe shpresëdhënëse. Ajo tregoi se Nastya u diagnostikua për herë të parë në gusht 2022. Në postimin e saj të fundit, më 27 maj, Mariia shkroi: “Do ta shpëtoj vajzën time, pa marrë parasysh çmimin… Sepse askush tjetër nuk do të luftojë siç luftoj unë. Sepse Nastya është jeta ime. Ajo është gjithçka që kam. Dhe për sa kohë që marr frymë, bërtas, lutem, besoj, luftoj”.
Presidenti Herzog tha gjithashtu se babai i Nastya-s, Artem Borik, është pjesëtar i ushtrisë ukrainase dhe aktualisht ndodhet në vijën e frontit, duke luftuar kundër forcave ruse.
Media shtetërore iraniane ka njoftuar se zëvendësministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ndërhyrjes në luftë në mbështetje të aleatit, Izraelit. Bëhet e ditur se ai ka thënë që vendi i tij është i gatshëm të mbrohet në rast përshkallëzimi të konfliktit. Në fjalë të tjera, zëvendësministri
Në një atmosferë të tensionuar politike, Kryeministri në detyrë Albin Kurti është parë sot në sallën e Kuvendit të Kosovës me një çehre të ngrysur dhe dukshëm i nervozuar. Para nisjes së seancës konstituive, e cila pritej – dhe për herë të 34-të radhazi dështoi – të siguronte votat për zgjedhjen e ministres së propozuar
Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i cili dha së fundmi dorëheqje nga ky subjekt politik, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës. Berisha, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se kur shihet se çka po ndodh në Kuvend, të kujtohen ca vargje të shkrimtarit Gjergj
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës,. Ai tha se është në Kuvend për përgatitjet e Konventës së PDK-së dhe se nuk sheh ndonjë zhvillim të ri në procesin parlamentar. “Nuk do të marr