Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael mbrëmjen e sotme në Herzliya.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme norvegjeze, theksohet se nuk ka të lënduar.
“Kemi qenë në kontakt me ambasadën sonte. Asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua gjatë incidentit”, thotë ministria e jashtme në një deklaratë me email.
Ajo nuk tha se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Sipas raportimeve të mediave hebraike, një granatë u hodh në drejtim të banesës, duke shkaktuar dëme në ndërtesë.
