Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një sulm izraelit ndaj centralit të vetëm bërthamor operativ të Iranit në Bushehr do të shkaktonte katastrofë të shkallës së Çernobilit, paralajmëroi të enjten kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Rusisë.

“Nëse kryhet sulmi… do të jetë një katastrofë e krahasueshme me Çernobilin”, tha drejtori ekzekutiv i Rosatom, Alexey Likhachev, raporton CNN

Bushehri ndodhet në bregdetin e Gjirit Persik dhe është i vetmi central bërthamor operativ i Iranit. Rusia ndihmoi Iranin të ndërtonte centralin dhe një pjesë e stafit janë rusë.

Një zëdhënës ushtarak izraelit tha të enjten se Izraeli kishte goditur centralin, por një zyrtar ushtarak izraelit tha shpejt se ky ishte një “gabim” dhe se ai nuk mund të konfirmonte dhe as të mohonte se centrali i Bushehrit ishte goditur.

Shumë shtete arabe të Gjirit dhe ekspertë bërthamorë kanë qenë të shqetësuar për ndotjen mjedisore që mund të përhapet në të gjithë Gjirin Persik, nëse centrali do të ishte në shënjestër.

Scott Roecker, nënkryetar për Sigurinë e Materialeve Bërthamore në Iniciativën e Kërcënimit Bërthamor, i tha CNN se një sulm ndaj centralit të Bushehrit “do të rezultonte në shpërndarjen e një sasie të madhe rrezatimi”.

Likhachev, drejtori ekzekutiv i Rosatom, tha se sulmi ndaj uzinës do të ishte “përtej çdo të keqeje”. Ai tha se dhjetëra specialistë rusë të punësuar në uzinë janë evakuuar./KFVA/

Related Posts

  •     Një nga armët që SHBA mund të përdor në Iran për të shkatërruar objektet bërthamore është një municion 30,000 paundësh (13607 kilogram) i projektuar për të arritur bunkerë ose objektiva nëntokësorë. Përdorimi i një “bombë bunkeri” të fuqishme amerikane kundër objekteve bërthamore të Iranit vazhdon të peshojë mbi konfliktin e vendit me Izraelin.

  •     Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka mbajtur një konferencë të rregullt për shtyp. Pasi filloi duke folur për temat e brendshme, Leavitt i drejtohet konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. “E di që ka pasur shumë spekulime… në lidhje me vendimmarrjen e presidentit dhe nëse SHBA do të jetë e

  •     Gazetari britanik, Vaugan Smith, përmes shkrepjeve të të cilit u përjetësuan dhe arkivuan sulmet ndaj familjes Jashari, ka ndarë rrëfimin e tij për raportimin nga lufta e fundit në Kosovë. “E dija se po ndodhte një sulm nga forcat serbe në një fshat, në Prekaz… kur filluam të tërhiqemi, e kam dëgjuar një

  •     Zyrtarja e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Shpresa Osmanollaj, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren. Osmanollaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Ndalimi i saj është bërë pas raportimit “Loja me numra për fitimin e lejeve ndërtimore”, shkruan betimi për drejtësi. Hulumtimi ngrit