by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në tetorin e vitit 2019, një komision ad-hoc i Kuvendit të Kosovës dhe i përbërë nga deputetët, i kishte eleminuar nga gara për anëtar bordi të RTK’së 10 kandidatë.
Emra të njohur të gazetarisë, publicistikës dhe artit, ishin eleminuar nga gara me një arsyetim të shkurtër – “është pensionist”. Avni Spahiu, Agim Kasapolli, Agim Sopi, Afrim Spahiu, Bardh Frangu, Enver Maloku, Enver Petrovci, Fadil Hysaj, Gani Mehmetaj dhe Rushit Ramabaja – ishin eleminuar nga gara për t’u bërë anëtar të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, raporton KFVA.
Por, ndryshe nga Kuvendi i Kosovës që s’kishte lejuar që ‘pensionistët’ të zgjidheshin anëtar të Bordit të RTK-së, është duke vepruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Që nga 5 qershori, përfaqësues i partisë së Albin Kurtit në KQZ-së, Sami Kurteshi, ka arritur moshën e pensionimit, por ky fakt vazhdon të mos përbëjë asnjë problem për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani që duket se ka vendosur të mos respektojë Ligjin e Punës në Kosovë.
Në Ligjin e Punës në Kosovë thuhet se marrëdhënia e punës ndërpritet kur i punësuari mbush moshën e pensionimit, prej 65 vjeç.
Presidentja Osmani ka organizuar ceremoninë e betimit të anëtarëve të KQZ-së në mes të muajit maj, vetëm disa ditë para se Kurteshi të arrijë pensionimin, i njohur për sjelljet e tij arrogante në raport me mediat dhe sidomos për përplasjet e shpeshta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e fundit.
Deri më tani, Osmani nuk ka sqaruar publikisht se në cilin ligj është mbështetur për emërimin e Kurteshit anëtar të KQZ-së.
/P
Një ditë e rëndë për Kosovën, e shënuar nga tragjedi të njëpasnjëshme. Vetëm gjatë datës 18 gusht 2025, në vend janë raportuar katër raste vetëvrasjeje në vende të ndryshme të vendit. Ngjarje që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë nxjerrë në pah thellësinë e krizës sociale dhe psikologjike që po përjeton shoqëria kosovare. Rasti i
Një aksident i rëndë mes disa automjeteve ka ndodhur sonte në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku si pasojë janë lënduar disa persona. Gazeta ka siguruar edhe pamje nga vendngjarja, ku shihen Policia. Edhe rruga është bllokuar si pasojë e këtij aksidenti dhe janë krijuar kolona. Nga Policia ende nuk e kanë konfirmuar rastin,
Në Zyrën Ovale, një hartë e madhe e Ukrainës ishte shfaqur përballë vendit ku ishin ulur Trump dhe Zelensky. Kyiv Post, shkruan në rrjetin “X” se pjesa lindore, e ngjyrosur me rozë, tregonte afërsisht 20% të vendit nën kontrollin rus. “Një kujtesë e zymtë e luftës gati katërvjeçare dhe një mjet i mundshëm
Juventusi vazhdon të jetë aktiv në tregun e transferimeve pak ditë para fillimit të sezonit të ri të Serie A, ku do të debutojë kundër Parmës. Në orët e fundit, drejtuesit bardhezi kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Edon Zhegrovës, anësorit të djathtë të Lille, i cili ka shkëlqyer sezonin e kaluar kundër vetë