Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Flamujt në të gjithë Kievin u ulën në gjysmështizë, ndërsa ukrainasit vajtuan më shumë se dy duzina njerëz të vrarë në sulmin më vdekjeprurës të Rusisë të mërkurën vonë. Rusia dërgoi 440 dronë dhe qëlloi 32 raketa gjatë sulmit të natës, tha Presidenti Volodymyr Zelensky, duke shembur pjesërisht një ndërtesë banimi, në goditjen e fundit ndaj një popullsie të lodhur nga lufta.

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko tha se numri i të vdekurve kishte arritur në 28, por se një operacion kërkimi po vazhdonte. Dy persona u vranë gjithashtu në një sulm të veçantë në qytetin portual jugor të Odesës.

Banorët vizituan vendin e ndërtesës së apartamenteve pjesërisht të shkatërruar, ku punëtorët e shpëtimit gërmuan nëpër copa rrënojash mes zhurmës së makinerive të rënda. Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se kishte përdorur raketa dhe dronë nga ajri, toka dhe deti për të goditur “objektet e kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës” në rajonin e Kievit dhe provincën jugore të Zaporizhzhya-s.

Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar Kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz dhe furnizimit që Berlini ka bërë për Ukrainën. Presidenti tha se Rusia nuk e sheh Gjermaninë si neutrale dhe për këtë arsye jo si ndërmjetëse në konflikt. Putini e kërcënoi përsëri Gjermaninë nga Shën-Petersburgu me pasoja nëse qeveria gjermane do t’ia dorëzonte raketat Taurus Ukrainës.

“Është e pamundur të përdorësh raketat Taurus pa oficerët gjerman. Vetëm oficerët gjerman mund të aktivizojnë raketat Taurus. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se Bundesëari do të sulmojë në territorin e Rusisë me armë gjermane dhe çfarë quhet kjo nëse nuk është një përfshirje e Republikës Federale Gjermane në një konflikt direkt me Federatën Ruse”, tha Putin.

Në luftën e agresionit të Rusisë, politikanët gjermanë kanë mbajtur anën e Ukrainës; prandaj Moska e klasifikon Gjermaninë si një vend armik. Seanca tradicionale e pyetjeve dhe përgjigjeve të Putinit me gazetarët perëndimorë u zhvillua në ditën e parë të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut në konservatorin e rinovuar të metropolit.

Related Posts

  •     Një nga armët që SHBA mund të përdor në Iran për të shkatërruar objektet bërthamore është një municion 30,000 paundësh (13607 kilogram) i projektuar për të arritur bunkerë ose objektiva nëntokësorë. Përdorimi i një “bombë bunkeri” të fuqishme amerikane kundër objekteve bërthamore të Iranit vazhdon të peshojë mbi konfliktin e vendit me Izraelin.

  •     Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka mbajtur një konferencë të rregullt për shtyp. Pasi filloi duke folur për temat e brendshme, Leavitt i drejtohet konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. “E di që ka pasur shumë spekulime… në lidhje me vendimmarrjen e presidentit dhe nëse SHBA do të jetë e

  •     Gazetari britanik, Vaugan Smith, përmes shkrepjeve të të cilit u përjetësuan dhe arkivuan sulmet ndaj familjes Jashari, ka ndarë rrëfimin e tij për raportimin nga lufta e fundit në Kosovë. “E dija se po ndodhte një sulm nga forcat serbe në një fshat, në Prekaz… kur filluam të tërhiqemi, e kam dëgjuar një

  •     Zyrtarja e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Shpresa Osmanollaj, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren. Osmanollaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Ndalimi i saj është bërë pas raportimit “Loja me numra për fitimin e lejeve ndërtimore”, shkruan betimi për drejtësi. Hulumtimi ngrit