by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Afaristi Ragip Mustafa ka ngritur alarmin se pas 1 korrikut, Kosova do të pësojë një çrregullim ekonomik si pasojë e liberalizimit të tregut energjetik.
Mustafa tha për RTV21 se nga tregu i hapur energjetik do ta pësojnë më së shumti qytetarët në Kosovë të cilët do të paguajnë çdo produkt më shtrenjtë se që është aktualisht.
“Këtu nuk po tregohet se rritja nuk do të bëhet veç për bizneset sepse kjo rritje e çmimit të rrymës do t’i prekë të gjithë qytetarët, ata do të paguajnë shportën e konsumit shumë më shtrenjtë se që po paguajnë aktualisht. Çmimet veç se kanë fillu të rriten, si të vjen tash fatura e fundit shembull po e marr edhe në byfe këtu e ke pas një kafe 50 centë tash e paguan 1 euro, pas 1 korrikut rrezikon të shkojë deri në 3 euro e ku mbesin pastaj gjërat e tjera” , tha ai.
Afaristi Mustafa duke folur për përvojën e tij me tregun e hapur energjetik në shtetin e Shqipërisë, tha se atje janë 5 ose 6 kompani të cilat ofrojnë energji elektrike. Ndërsa tha se në Kosovë është instaluar monopol. Mustafa shtoi se tashmë një numër i afaristëve janë duke menduar seriozisht largimin nga Kosova.
“Atje minimum 3 ose 4 vjet është i hapur tregu, por janë disa kompani minimumi 5 ose 6. Ndërsa këtu u kriju monopol dhe një kompani e vetme ta shet rrymën sa të donë. Unë në Shqipëri kam investu dhe do të investojë prape. Edhe tash pas konsultave me 5-6 kolegë deri tash vetëm se kemi fillu të tërhiqemi nga Kosova. Është e vështirë ka pengesa të mëdha edhe veç se i kemi nisë investimet tona në Shqipëri, Greqi, Gjermani.”, tha ai
Telashe tjetër e madhe për bizneset në Kosovë vazhdon të jetë mungesa e fuqisë punëtore situatë kjo e cila pas liberalizimit të vizave veç se ka shkuar duke u përkeqësuar.
Gjatë ditës së sotme një person është lënduar, pasiqë gjatë punës dyshohet se ka rënë në kontakt aksidentalisht me energjinë elektrike në Gjilan. Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Astrit Rrushi” në kryeqytet. Nga Policia e kanë konfirmuar se bazuar në informacionet e para nuk ka persona të lënduar, ndërsa akoma nuk dihen rrethanat e incidentit. “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet
Udhëheqësit evropianë do t’i bashkohen Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ai takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump këtë pasdite. Trump tha se Zelensky duhet të bjerë dakord me disa nga kushtet e Rusisë – duke përfshirë që Ukraina të heqë dorë nga Krimea dhe të pranojë të mos
Një person rreth orës 15:40 është gjetur në veturë pa shenja jete në drejtim të fshatit Çerkolez të komunës së Istogut. Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se policia ka nisur hetimet për rastin. “Sot rreth orës 15:40 Policia e komunës së Istogut ka pranuar