• 24 Nëntor 2025 12:17

Mërgimtari nga Kosova vdiq në një aksident trafiku në Francë

Qer 19, 2025

 

 

Të martën në media u raportua për një ngjarje tragjike në Francë.

Si pasojë e një aksidenti një mërgimtar e ka humbur jetën atje, raporton KFVA.

Ngjarja u konfirmua nga policia dhe organet shëndetësore franceze. Siç bëhet e ditur viktima është V.B, nga fshati Duboc i Vushtrrisë, me banim në Francë.

Ai ishte pjesë e diasporës shqiptare që jetonte dhe punonte në Francë, duke mbajtur gjithnjë lidhje të forta me vendlindjen dhe familjen.

Derisa ende nuk janë bërë të ditura informacionet rreth ceremonisë së varrimit.

Familjarët njoftuan se kjo do të bëhet e ditur me kohë.