by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka zbuluar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka kërkuar personalisht votën përmes emisarëve, në përpjekje për të siguruar mbështetje për konstituimin e Kuvendit dhe votimin e Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.
Sipas Hasanit, ai ka refuzuar këtë kërkesë, duke e cilësuar Kurtin të padenjë për votën e tij.
“Më ka çuar ftesë është mua personalisht. Më kanë thënë kërkojmë votën tënde… Përmes emisarëve që i ka pasur. Janë ardhur kanë thënë ke një kërkese prej kryeministrit me ardh me bisedu, kërkoj mbështetjen tënde me votu. I kam thënë jo. Nuk e meriton. Për shkak se ka bërë një veprim që unë drejtpërdrejtë ia kamë kërkuar për të shkuar në vizitë në Gjykatën Speciale, ka thënë do të shkojmë dhe nuk ka shkuar”, ka thënë Hasani në FIVE të Dukagjinit.
Krahas kësaj, në vazhdim, Hasani reagoi edhe ndaj gjuhës së përdorur nga Kurti, i cili së fundmi ka quajtur deputetët ish-opozitarë “nomadë”, duke i akuzuar për bllokim të votimit në Kuvend.
Sipas Hasanit, kjo është një shprehje e rëndë dhe fyese që nuk i shërben bashkëpunimit institucional.
“Mendoj që është një shprehje jo e drejtë e përdorur nga ish-kryeministri. Kur në anën tjetër kërkon të votohet, në anën tjetër i quan njerëz pa shtëpi. Njerëz që nuk kanë një vend. Dhe t’i thuash deputetëve nuk ki shtëpi, jeni endacakë, në kuptimin jeni rrugaçë është ndjenjë e rëndë. Është fyese. Dhe t’i fyesh deputetët dhe në njëjtën kohë t’i bësh kërkesë ta votojnë kjo është jashtë logjikës të menduarit, për një zhvillim ose për të ardhmen e atij pushteti që pretendon. Kështu që veprimet e tilla tregojnë, që unë nuk iu dua juve, unë e du mbështetjen e juaj por nuk iu dua juve. Dhe jo është e paarsyeshme. Prandaj nuk i ka votat”, ka thënë Hasani.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Astrit Rrushi” në kryeqytet. Nga Policia e kanë konfirmuar se bazuar në informacionet e para nuk ka persona të lënduar, ndërsa akoma nuk dihen rrethanat e incidentit. “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet
Udhëheqësit evropianë do t’i bashkohen Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ai takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump këtë pasdite. Trump tha se Zelensky duhet të bjerë dakord me disa nga kushtet e Rusisë – duke përfshirë që Ukraina të heqë dorë nga Krimea dhe të pranojë të mos
Një person rreth orës 15:40 është gjetur në veturë pa shenja jete në drejtim të fshatit Çerkolez të komunës së Istogut. Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se policia ka nisur hetimet për rastin. “Sot rreth orës 15:40 Policia e komunës së Istogut ka pranuar
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë, raporton Periskopi. Me publikimin