by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në një atmosferë të tensionuar politike, Kryeministri në detyrë Albin Kurti është parë sot në sallën e Kuvendit të Kosovës me një çehre të ngrysur dhe dukshëm i nervozuar. Para nisjes së seancës konstituive, e cila pritej – dhe për herë të 34-të radhazi dështoi – të siguronte votat për zgjedhjen e ministres së propozuar Abulena Haxhiu, Kurti nuk e fshehu pakënaqësinë e tij.
Pamjet nga salla e Kuvendit e tregojnë atë të përqendruar, me një shprehje serioze në fytyrë, ndërsa zhvillimet politike po shkonin drejt një tjetër përpjekjeje të pasuksesshme. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të tejkaluar ngërçin institucional, duket se mungesa e konsensusit brenda Kuvendit po vijon ta sfidojë rëndë ekzekutivin.
Ky dështim i radhës, i 34-ti me radhë, e thellon krizën politike dhe zvarrit vendimmarrjet që lidhen drejtpërdrejt me funksionimin e institucioneve të vendit.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Astrit Rrushi” në kryeqytet. Nga Policia e kanë konfirmuar se bazuar në informacionet e para nuk ka persona të lënduar, ndërsa akoma nuk dihen rrethanat e incidentit. “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet
Udhëheqësit evropianë do t’i bashkohen Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ai takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump këtë pasdite. Trump tha se Zelensky duhet të bjerë dakord me disa nga kushtet e Rusisë – duke përfshirë që Ukraina të heqë dorë nga Krimea dhe të pranojë të mos
Një person rreth orës 15:40 është gjetur në veturë pa shenja jete në drejtim të fshatit Çerkolez të komunës së Istogut. Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se policia ka nisur hetimet për rastin. “Sot rreth orës 15:40 Policia e komunës së Istogut ka pranuar
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë, raporton Periskopi. Me publikimin