by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë që Shtetet e Bashkuara t’i bashkohen ofensivës së Izraelit ndaj Iranit, përfshirë përdorimin e bombave të fuqishme për të goditur objektiva bërthamore të fshehura thellë nën tokë, shkruan Gazeta KFVA.
Megjithatë, burime të afërta me administratën thanë për CNN se një diskutim intensiv është duke u zhvilluar mes zyrtarëve të tij të lartë mbi mënyrat se si SHBA mund të ndërmarrë veprime ushtarake pa u përfshirë në një luftë të re në shkallë të gjerë.
Trump është i hapur ndaj argumenteve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili beson se vetëm SHBA-të mund t’i japin fund ambicieve bërthamore të Iranit. Por presidenti amerikan mbetet i kujdesshëm, duke pasur parasysh premtimin e tij për të shmangur konflikte të huaja të zgjatura.
Sipas diplomatëve evropianë, administrata Trump po planifikon të ndjekë me kujdes zhvillimet gjatë javës së parë të ofensivës izraelite, përpara se të marrë një vendim nëse do të angazhojë forcat amerikane. Vetë presidenti ka deklaruar:
“Më pëlqen ta marr vendimin përfundimtar një sekondë para se të vijë koha. Sidomos me luftën, gjërat ndryshojnë.”
Burime pranë presidentit theksojnë se Trump nuk e sheh një sulm të mundshëm amerikan si domosdoshmërisht të barasvlershëm me një përfshirje të plotë në luftë, duke besuar se goditjet vendimtare mund të qëndrojnë të kufizuara dhe strategjike.
Media shtetërore iraniane ka njoftuar se zëvendësministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ndërhyrjes në luftë në mbështetje të aleatit, Izraelit. Bëhet e ditur se ai ka thënë që vendi i tij është i gatshëm të mbrohet në rast përshkallëzimi të konfliktit. Në fjalë të tjera, zëvendësministri
Në një atmosferë të tensionuar politike, Kryeministri në detyrë Albin Kurti është parë sot në sallën e Kuvendit të Kosovës me një çehre të ngrysur dhe dukshëm i nervozuar. Para nisjes së seancës konstituive, e cila pritej – dhe për herë të 34-të radhazi dështoi – të siguronte votat për zgjedhjen e ministres së propozuar
Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i cili dha së fundmi dorëheqje nga ky subjekt politik, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës. Berisha, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se kur shihet se çka po ndodh në Kuvend, të kujtohen ca vargje të shkrimtarit Gjergj
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës,. Ai tha se është në Kuvend për përgatitjet e Konventës së PDK-së dhe se nuk sheh ndonjë zhvillim të ri në procesin parlamentar. “Nuk do të marr