by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Media shtetërore iraniane ka njoftuar se zëvendësministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ndërhyrjes në luftë në mbështetje të aleatit, Izraelit.
Bëhet e ditur se ai ka thënë që vendi i tij është i gatshëm të mbrohet në rast përshkallëzimi të konfliktit.
Në fjalë të tjera, zëvendësministri Kazem Gharibabadi ka deklaruar:
“Nëse Shtetet e Bashkuara duan të hyjnë aktivisht në fushë në favor të regjimit sionist, Irani do të jetë i detyruar të përdorë mjetet e tij për t’iu dhënë një mësim agresorëve dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe interesat tona kombëtare, raporton AFP, transmeton Periskopi.
“Në mënyrë natyrale, vendimmarrësit tanë ushtarakë kanë të gjitha opsionet e nevojshme mbi tavolinë.”
Para kësaj deklarate, ministri kishte theksuar se Irani kurrë nuk ka mirëpritur ndonjë luftë dhe nuk ka kërkuar kurrë të zgjerojë ndonjë konflikt./
Flamujt në të gjithë Kievin u ulën në gjysmështizë, ndërsa ukrainasit vajtuan më shumë se dy duzina njerëz të vrarë në sulmin më vdekjeprurës të Rusisë të mërkurën vonë. Rusia dërgoi 440 dronë dhe qëlloi 32 raketa gjatë sulmit të natës, tha Presidenti Volodymyr Zelensky, duke shembur pjesërisht një ndërtesë banimi, në goditjen
Spanja e ka hedhur poshtë kërkesën e NATO-s për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për nevojat e mbrojtjes, duke e quajtur atë “të paarsyeshëm”. Në një letër dërguar të enjten sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se Spanja “nuk mund të
Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje mbi një skemë të BE-së prej 1.5 miliardë eurosh për të financuar investimet në mbrojtje. Qeveritë kanë debatuar për më shumë se një vit mbi propozimin e Komisionit Evropian për një Program Industrial të Mbrojtjes Evropiane (EDIP), pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar, rreth orës 00:30 të së enjtes. Sipas KEK’ut, kjo ndalesë është shkaktuar si pasojë e luhatjeve në sistemin elektrik. Po ashtu thuhet se në njësinë A5 të Kosovës A, të