Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Aktivistët për të drejtat digjitale e kanë cilësuar ndërprerjen e vazhdueshme të internetit në Iran si më të rëndën ndonjëherë në historinë e kontrollit të rrjetit në këtë vend.

Ka kaluar më shumë se 24 orë që nga vendosja e një bllokade kombëtare nga qeveria iraniane, duke ndërprerë komunikimin me botën e jashtme për pjesën dërrmuese të 91 milionë qytetarëve.

“Kjo është mbyllja më e keqe e internetit që ka përjetuar ndonjëherë Irani,” thotë Amir Rashidi nga organizata Miaan Group, që avokon për të drejtat e njeriut në Iran.

“Është më keq se në nëntorin e vitit 2019. Atëherë, trafiku hyrës i internetit nuk ishte bllokuar plotësisht. Por që nga mbrëmë, edhe trafiku hyrës është prerë,” shkruan ai në një postim në rrjete sociale.

Një ndërprerje totale do të thotë se asnjë faqe apo shërbim nuk mund të aksesohet. Edhe përdoruesit që kanë VPN në telefonat e tyre – shumica e të cilave janë të ndaluara në Iran – nuk arrijnë të lidhen me internetin./

Related Posts

  •   Në luftën ajrore midis Izraelit dhe Iranit, vendet arabe e gjejnë veten duke reaguar ndaj një përplasjeje midis dy shteteve, të cilat i konsiderojnë armiqësore ose të paktën problematike dhe ndaj të cilave kanë marrëdhënie të paqarta. Ato gjithashtu e gjejnë veten duke reaguar ndaj një situate të re: kjo është hera e parë

  •     Dhjetëra avionë ushtarakë amerikanë nuk ndodhen më në pistën e një baze të madhe ushtarake në Katar, sipas imazheve satelitore të publikuara nga Agence France-Presse. Kjo mund të jetë një lëvizje për t’i mbrojtur ata nga sulmet ajrore të mundshme iraniane, teksa Uashingtoni po shqyrton mundësinë e përfshirjes në konfliktin midis Iranit dhe

  •     Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael mbrëmjen e sotme në Herzliya. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme norvegjeze, theksohet se nuk ka të lënduar. “Kemi qenë në kontakt me ambasadën sonte. Asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua gjatë incidentit”, thotë ministria e jashtme

  •     Një sy për një sy. Irani duket se do të hakmarret në të njëjtën mënyrë ndaj Izraelit për bombardimin e televizionit shtetëror disa ditë më parë, ku humbën jetën 3 punonjës dhe u plagosën disa të tjerë. Mbrëmjen e së enjtes, Irani lëshoi paralajmërim për evakuimin e zyrave të lajmeve të Channel 14,