Imazhi i ri satelitor zbulon dëme në reaktorin bërthamor iranian në Arak

 

 

Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publikuara sot nga Maxar Technologies tregojnë dëme në kompleksin e reaktorit të ‘ujit të rëndë’ të Iranit pranë qytetit Arak, rreth 230 km (140 milje) në jugperëndim të kryeqytetit, Teheran.

Sipas mediave të huaja, imazhet para dhe pas, të kapura më 18 dhe 19 qershor, tregojnë dëmtime të rënda në kupolën kryesore të reaktorit me një vrimë të madhe që shihet qartë në majë të strukturës.

Imazhet e publikuara nga Maxar tregojnë gjithashtu dëme në një numër kullash dhe strukturash në kompleks.

Të paktën dy kulla duken pjesërisht të dëmtuara, ndërsa dy struktura në afërsi të tyre duket se janë pothuajse tërësisht të shkatërruara.

Si Izraeli ashtu edhe Irani konfirmuan më herët sot se reaktori i Arak-ut kishte qenë shënjestër e sulmeve./KFVA/

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…