Gazetari britanik për sulmin ndaj Jasharëve: Ngjarje si në Prekaz s’kam parë

 

 

Gazetari britanik, Vaugan Smith, përmes shkrepjeve të të cilit u përjetësuan dhe arkivuan sulmet ndaj familjes Jashari, ka ndarë rrëfimin e tij për raportimin nga lufta e fundit në Kosovë.

“E dija se po ndodhte një sulm nga forcat serbe në një fshat, në Prekaz… kur filluam të tërhiqemi, e kam dëgjuar një krismë të plotë të kallashnikovit mbi drejtimin tonë, dëgjova se diçka më goditi në bark, por nuk mendova shumë për të sepse s’ndjeva dhimbje. Arritëm të iknim te automjeti që kishim, isha i kënaqur me incizimet që i kisha, sepse unë jam gazetar konkurrues”, ka thënë ai për RTK-në.

Smith gjatë rrëfimit të tij ka treguar mënyrën e vështirë të transmetimit televiziv të pamjeve të luftës së Kosovës.

“Ngjarje si në Prekaz nuk kam parë e vizituar deri tani. Kjo është dashur të bëhet me publicitet dhe raporti nuk do të kishte emrin e Adem Jasharit, sikur atëherë bota të mos kuptonte për këtë ngjarje. Bota komunikoi edhe përmes diasporës, nuk janë vetëm njerëz me maska, po ndodh krim e masakra”, ka thënë ai.

“Shkuam në Skënderaj. I filmuam kufomat dhe i pamë që ishin afër 60 veta të vrarë. Pastaj doli fakti që 2 familjarë ishin ekzekutuar dhe gjëra të tmerrshme u zbuluan. Mendoj se unë isha me fat që të mos vritem nga plumbi, ndoshta edhe ju keni qenë me fat, sepse i tërë rrëfimi ishte i rëndësishëm, sepse tërë kjo rezultoi me lirinë e Kosovës, e cila erdhi si shkak i ndërhyrjes nga jashtë”, tha Smith.

Smith ka drejtuar agjencinë e pavarur “Frontline News TV” dhe themeloi “Frontline Club” në Londër. “The Guardian” e ka përshkruar atë si “një ish-oficer ushtrie, gazetar aventurier dhe liberal i krahut të djathtë”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…