by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka vizituar trupat e FSK-së në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët të Gatishmërisë (JRTC) në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar (DVDay), shkruan Gazeta KFVA.
Gjatë kësaj vizite, Gjeneral Jashari u adresua para pjesëtarëve të FSK-së dhe partnerëve amerikanë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit shumëvjeçar me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ai tha se ky partneritet, i ndërtuar për më shumë se një dekadë, ka kulmuar me përgatitjet për zbarkime të përbashkëta në Lindjen e Mesme.
“Kam nderin të ju drejtohem sot si Komandanti i FSK-së juve dhe partnerëve tanë të çmuar nga Garda e Ajovës. Ky është një shembull i qartë i përkushtimit tonë për të ndërtuar një forcë profesionale, të aftë dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë”, u shpreh ai.
Gjeneral Jashari falënderoi gjithashtu personelin e JRTC për mikpritjen dhe mbështetjen në këtë trajnim, si dhe vlerësoi pjesëtarët e FSK-së për disiplinën dhe profesionalizmin e treguar në një ambient operacional shumëkombësh.
Kjo është hera e parë që FSK merr pjesë në një qendër trajnuese të këtij niveli, çka përbën një arritje të veçantë për institucionin. Komandanti i FSK-së shprehu mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë pjesëmarrësit dhe rikonfirmoi përkushtimin për t’i mbështetur ata në çdo hap të misionit të tyre.
Kina mund të zbulojë për herë të parë një mjet nënujor pa pilot gjatë një prove të ardhshme të paradës ushtarake. Fotot e publikuara tregojnë një dron të madh, të zi, të ngjashëm me torpedo, që transportohet në një platformë të sheshtë në rrugët e Pekinit. Autoritetet kineze ende nuk e kanë emëruar
Një ditë e rëndë për Kosovën, e shënuar nga tragjedi të njëpasnjëshme. Vetëm gjatë datës 18 gusht 2025, në vend janë raportuar katër raste vetëvrasjeje në vende të ndryshme të vendit. Ngjarje që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë nxjerrë në pah thellësinë e krizës sociale dhe psikologjike që po përjeton shoqëria kosovare. Rasti i
Një aksident i rëndë mes disa automjeteve ka ndodhur sonte në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku si pasojë janë lënduar disa persona. Gazeta ka siguruar edhe pamje nga vendngjarja, ku shihen Policia. Edhe rruga është bllokuar si pasojë e këtij aksidenti dhe janë krijuar kolona. Nga Policia ende nuk e kanë konfirmuar rastin,
Në Zyrën Ovale, një hartë e madhe e Ukrainës ishte shfaqur përballë vendit ku ishin ulur Trump dhe Zelensky. Kyiv Post, shkruan në rrjetin “X” se pjesa lindore, e ngjyrosur me rozë, tregonte afërsisht 20% të vendit nën kontrollin rus. “Një kujtesë e zymtë e luftës gati katërvjeçare dhe një mjet i mundshëm