by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Zyrtarja e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Shpresa Osmanollaj, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Osmanollaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Ndalimi i saj është bërë pas raportimit “Loja me numra për fitimin e lejeve ndërtimore”, shkruan betimi për drejtësi.
Hulumtimi ngrit dyshimet se Osmanollaj si zyrtare e Urbanizmit, kundërligjshëm kishte lëshuar lejen ndërtimore për objektin banesor “Lirimi 2” me një parcelë e cila ishte shfrytëzuar për kushtet teknike dhe lejen ndërtimore të objektit banesor “Lirimi 1”.
Në një përgjigje të dhënë përmes telefonit, Osmanollaj kishte mohuar se ishte shfrytëzuar parcela e njëjtë për të dy lejet ndërtimore, duke deklaruar se e para ishte lëshuar me Ligjin për Ndërtim, ndërsa leja e dytë me Hartën Zonale të Prizrenit.
Mirëpo, veprimet e Osmanollajt nuk kishin përfunduar vetëm me lëshimin e lejes ndërtimore.
Ajo kishte lëshuar certifikatën për përdorimin e objektit “Lirimi 1”, përkundër se objekti kishte pasur tejkalim të lejes ndërtimore, duke ndërtuar dhe një penthouse.
Madje, për këtë ndërtim pa leje, Drejtoria e Inspektorateve kishte ushtruar kallëzim penal në prokurori shtatë muaj para se Osmanollaj t’i lëshonte certifikatën e përdorimit.
Në anën tjetër, Osmanollaj aktualisht është nën hetime nga Prokuroria Themelore në Prizren edhe për lëshimin e lejes ndërtimore të objektit banesor dhe afarist “Albanica Home”, me pasi të njëjtit i kishte mundësuar ndërtimin e dy kateve më shumë sesa parashihen me Hartën Zonale.
Kësisoj, duke i mundësuar fitim milionësh, vëllait të shefit të kabinetit të kabinetit të kryetarit të komunës, Nehat Elshani, Albert Elshanit.
Për këtë, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka deklaruar se janë në pritje të ekspertizës.
Gjatë ditës së sotme një person është lënduar, pasiqë gjatë punës dyshohet se ka rënë në kontakt aksidentalisht me energjinë elektrike në Gjilan. Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Astrit Rrushi” në kryeqytet. Nga Policia e kanë konfirmuar se bazuar në informacionet e para nuk ka persona të lënduar, ndërsa akoma nuk dihen rrethanat e incidentit. “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet
Udhëheqësit evropianë do t’i bashkohen Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ai takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump këtë pasdite. Trump tha se Zelensky duhet të bjerë dakord me disa nga kushtet e Rusisë – duke përfshirë që Ukraina të heqë dorë nga Krimea dhe të pranojë të mos
Një person rreth orës 15:40 është gjetur në veturë pa shenja jete në drejtim të fshatit Çerkolez të komunës së Istogut. Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se policia ka nisur hetimet për rastin. “Sot rreth orës 15:40 Policia e komunës së Istogut ka pranuar