Zjarr nga qielli: Izraeli shpërthen fuqishëm mbi Iran me mbi 50 avionë – goditet edhe qendra bërthamore

 

 

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm, pasi shteti hebre ka ndërmarrë një valë intensive sulmesh ajrore në territorin iranian, gjatë natës së kaluar.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, më shumë se 50 avionë luftarakë të Forcave Ajrore, të udhëzuar nga të dhëna të sakta të inteligjencës, kanë kryer një seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake në zonën e Teheranit.

“Më shumë se 50 avionë luftarakë të Forcave Ajrore, nën udhëzime të sakta të inteligjencës, kanë përfunduar një seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake në zonën e Teheranit në orët e fundit”, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Në mesin e objektivave të goditura janë identifikuar vendndodhje të rëndësishme që përdoreshin për prodhimin e raketave tokë-tokë dhe tokë-ajër.

Izraeli ka konfirmuar gjithashtu se një nga caqet e sulmit ka qenë një strukturë për prodhimin e centrifugave në kryeqytetin iranian, me synimin për të penguar përparimin e Iranit në zhvillimin e armëve bërthamore.

“Regjimi iranian po pasuron uranium të destinuar për zhvillimin e armëve bërthamore”, tha ushtria izraelite.

Megjithatë, vlerësimet për programin bërthamor të Iranit mbeten të ndryshme mes aleatëve. Zyrtarë të ushtrisë dhe inteligjencës amerikane kanë bërë të ditur prej kohësh se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli shpesh interpretojnë ndryshe të dhënat që kanë në dispozicion për këtë çështje.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…