by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prokuroria Speciale është deklaruar pas intervistimit të zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, në lidhje me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.
Nga Prokuroria kanë deklaruar se Bislimi është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.
Detaje tjera s’janë dhënë, duke u arsyetuar se rasti është në fazën fillestare të hetimeve.
“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Në kuadër të zhvillimit të hetimeve, të mërkurën në Prokurorinë Speciale është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit z.Besnik Bislimi. Por, nuk jemi në gjendje sot të diskutojmë apo japim detaje, meqë çështja është në fazën fillestare të hetimeve. PSRK, në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar të gjitha provat që do të shërbejnë për zbardhjen e rastit konkret”, kanë deklaruar nga Prokuroria Speciale.
Ndërkohë, Bislimi ka thënë se intervistimi i tij ka qenë i panevojshëm, duke konsideruar që informacionet që ka dhënë, kanë mundur të grumbullohen pa pasur nevojë për intervistim.
“Sot isha në prokurori i ftuar në cilësinë e dëshmitarit në hetimet e prokurorisë rreth funksionalizimit të fabrikës për nënproduktet shtazore në Drenas. Intervista zgjati diku 1 orë e 30 minuta dhe përgjatë kësaj kohe nuk kishte asnjë pyetje që mund të cilësohet si pyetje drejtuar një dëshmitari. Poashtu arrita të konfirmoj që të gjitha informacionet që prezantova sot kanë mund të grumbullohen shumë lehtë pa patur nevojë fare për intervistim. Do të kishte mjaftuar një studim minimal për detyrat dhe përgjegjësitë e zëvendëskryeministrit brenda portfolios së integrimeve evropiane dhe një shfletim i shpejtë i raporteve për vendin ndër vite nga Komisioni Evropian”, ka shkruar ai.
Tutje, Bislimi tha se se “qëllimi parësor” i intervistës ka qenë prodhimi i lajmit medial.
“Nisur nga fakti se hyrja e ndërtesës ku u mbajt intervista ishte vërshuar nga portalet, gjë që nuk ndodh më raste të tjera kur ftohen dëshmitarët, dhe nga përvoja e nxjerrjes në media të lajmit për intervistim saktësisht kur po zhvillohej takimi trilateral i dialogut në Bruksel, del i pashmangshëm përfundimi se qëllimi parësor i kësaj interviste ka qenë prodhimi i lajmit medial, ku eksponentë të qeverisë bëhen pjesë e titujve bashkë me termin “skandal”. “Skandal” që origjinën nuk e ka as në Ministri të linjës e as në prokurori, por te eksponentë të medias. Kjo e vendosë prokurorinë në një perspektivë jashtëzakonisht negative karshi përgjegjësive që ka dhe orientimit që ka zgjedhur të ndjekë. Do të ishte me interes të shumëfishtë që kjo qasje të rishikohet.
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka përfunduar intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë, raporton Periskopi.
Për dy orë Bislimi ka qëndruar në Prokurorinë Speciale. Ndërsa, pas përfundimit të intervistimit Bislimi nuk ka dhënë detaje për media.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, e ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të kësaj fabrike.
E në fund të majit, Prokuroria Speciale urdhëroi bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj lidhur me dyshimet për keqpërdorim të kontratës për dhënien me qira të këtij impianti. Ministri Peci ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Pos tij, qe intervistuar edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha.
Kjo erdhi pas raportimit të Periskopit se fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore, që i ka kushtuar Kosovës mbi 8 milionë euro, e që nuk ka punuar asnjë ditë, i është dhënë për shfrytëzim në mënyrë të dyshimtë një operatori ekonomik. Asetet milionëshe, pajisjet përcjellëse, kamionët, prona dhe makineria iu dhanë një kompanie ekonomike vetëm 5 ditë pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shpalli tenderin – duke ngritur dyshime për një skemë korruptive, favorizimi dhe interesi.
Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër vendesh evropiane të u paraqitën këshilltarëve të tyre të sigurisë kombëtare opsione për ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Lajmi është bërë publik nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters. Kjo pasoi premtimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ndihmuar në mbrojtjen
Janë bërë gjashtë ditë prej kur ka nisur kërkimi i Beqir Malokajt, i cili u raportua si i zhdukur në Istog. Shoqata e kërkim-shpëtimit ka njoftuar se ende është duke vazhduar për gjetjen e tij, të cilët kanë publikuar edhe një video, ku shihet se për gjetjen e tij janë duke u përdorur
Ka vdekur në moshën 25 vjeçare, Lirigzon Karaqica, nga Gllanasella e Drenasit me vendbanim në Suedi. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Karaqica. “Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Lirigzon Karaqicës nga fshati Gllanasellë, me vendqëndrim
Kolonat me automjete të qytetarëve në hyrje-daljet e pikave të kalimeve kufitare të vendit vazhdon të jetë i ngarkuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas gjendjes së orës 20:18, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në një orë, me kolona të automjeteve një kilometër, ndërsa në