by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zbuloi se pati një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin të martën duke hedhur poshtë ofertën e Moskës për të ndërmjetësuar në tensionin midis Iranit dhe Izraelit.
“Fola me të dje”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pa hyrë në shumë detaje rreth bisedës.
Presidenti amerikan e bëri të qartë se nuk është i interesuar, të paktën për momentin, në ofertën e Putinit për të ndërmjetësuar në konflikt.
“Ai ofroi të ndihmonte në ndërmjetësim. I thashë: ‘Më bëj një nder. Kujdesu për vendin tënd më parë. Le të ndërmjetësojmë për Rusinë më parë. Brengosesh më vonë për këtë”, tha Trump.
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të enjten, më 19.06.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës. Ky është orari sipas rajoneve: Prishtinë: Punime të domosdoshme për siguri të
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Ndërkaq, pritet të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare
Për herë të parë, koordinatoren e bastisjeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Fadil Fazliu e pa mëngjesin e 12 shtatorit 2023, në ora 7 e 10 minuta. Para se t’u nënshtrohej kontrolleve të Prokurorisë, Fazliu e thirri avokatin Artan Qerkini në 7 e 20 me telefonin e tij, dhe sërish me
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur mbështetjen e tij “për të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje” në konfliktin me Izraelin në Lindjen e Mesme, duke dënuar ashpër sulmet izraelite dhe heshtjen ndërkombëtare ndaj tyre. Gjatë një takimi të Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara, Erdogan