Ndryshe prej Kurtit, Besnik Bislimi shkon në Prokurorinë Speciale për intervistim

 

 

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mbërritur në Prokurorinë Speciale për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me hetimet lidhur me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë, raporton KFVA.

Si u zbulua skandali i fabrikës me mbetjet shtazore?

KFVA kishte raportuar se fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore, që i ka kushtuar Kosovës mbi 8 milionë euro, e që nuk ka punuar asnjë ditë, i është dhënë për shfrytëzim në mënyrë të dyshimtë një operatori ekonomik. Asetet milionëshe, pajisjet përcjellëse, kamionët, prona dhe makineria iu dhanë një kompanie ekonomike vetëm 5 ditë pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shpalli tenderin – duke ngritur dyshime për një skemë korruptive, favorizimi dhe interesi.

Vëllai i Besnik Bislimit, Florin Bislimi kishte punuar në Kompaninë “Kosova e Re”, që para se të hynte në procesin e falimentimit ishte në pronësi të një biznesi me emrin “Fitorja”.

Pas këtyre hulumtimeve Prokuroria Speciale e Kosovës kishte nisur hetimet mbi Kontratën për Fabrikën e mbetjeve shtazore.

Më 27.05.2025 ishin kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme – duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale kishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për këtë rast edhe edhe ministrin e Bujqësisë Faton Peci./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…