by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Irani po përballet me një situatë kaotike në fushën digjitale dhe financiare, pas një vale sulmesh kibernetike që kanë prekur internetin, bankat dhe tregtinë me kriptovaluta.
Ministria e Teknologjisë dhe Informacionit e Iranit konfirmoi se janë vendosur kufizime në aksesin në internet, duke akuzuar Izraelin për “keqpërdorim të rrjetit kombëtar të komunikimit për qëllime ushtarake”. Megjithatë, autoritetet shtetërore sqaruan se platformat dhe shërbimet vendase mbeten funksionale.
Një nga goditjet më të rënda ishte ndaj platformës më të madhe të tregtimit të kriptovalutave në Iran, Nobitex, e cila doli jashtë funksioni për shkak të një “kërcënimi të sigurisë”. Mediat vendase raportojnë se grupi i njohur i haktivistëve Predatory Sparrow mori përgjegjësinë për sulmin, duke deklaruar se platforma po përdorej për shmangie të sanksioneve dhe financim të terrorizmit.
I njëjti grup sulmoi më herët edhe Bankën Sepah, e lidhur me forcat e armatosura iraniane, si dhe Bankën Pasargad, duke shtuar shqetësimet për stabilitetin financiar dhe digjital në vend.
Pavarësisht situatës, zëdhënësja e qeverisë, Fatemeh Mohajerani, siguroi se “fondet publike janë të sigurta”.
Kriptovalutat në Iran janë kthyer në një mënyrë për qytetarët që të ruajnë vlerën e parave dhe të kryejnë transaksione në kushtet e krizës ekonomike dhe sanksioneve ndërkombëtare. Këto zhvillime pritet të thellojnë edhe më shumë tensionet rajonale dhe pasigurinë në tregjet iraniane.
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të enjten, më 19.06.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës. Ky është orari sipas rajoneve: Prishtinë: Punime të domosdoshme për siguri të
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zbuloi se pati një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin të martën duke hedhur poshtë ofertën e Moskës për të ndërmjetësuar në tensionin midis Iranit dhe Izraelit. “Fola me të dje”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pa hyrë në shumë detaje rreth
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Ndërkaq, pritet të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare
Për herë të parë, koordinatoren e bastisjeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Fadil Fazliu e pa mëngjesin e 12 shtatorit 2023, në ora 7 e 10 minuta. Para se t’u nënshtrohej kontrolleve të Prokurorisë, Fazliu e thirri avokatin Artan Qerkini në 7 e 20 me telefonin e tij, dhe sërish me