Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka përfunduar intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë, raporton KFVA.
Për dy orë Bislimi ka qëndruar në Prokurorinë Speciale.Pas përfundimit të intervistimit Bislimi nuk ka dhënë detaje për media.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, e ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të kësaj fabrike.
E në fund të majit, Prokuroria Speciale urdhëroi bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj lidhur me dyshimet për keqpërdorim të kontratës për dhënien me qira të këtij impianti. Ministri Peci ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Pos tij, qe intervistuar edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha.
Siç kanë raportuar meiat divëllai i Besnik Bislimit, Florin Bislimi kishte punuar në Kompaninë “Kosova e Re”, që para se të hynte në procesin e falimentimit ishte në pronësi të një biznesi me emrin “Fitorja”.
Më 27.05.2025 ishin kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme – duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
