Besnik Bislimi sot intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e mbetjeve shtazore

 

 

 

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me hetimet në lidhje me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Rasti është pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Speciale që përfshin marrëveshje dhe procedura të kryera brenda kësaj ministrie, e cila aktualisht udhëhiqet nga ministri në detyrë Faton Peci

Si u zbulua skandali i fabrikës me mbetjet shtazore?

Gazeta kishte raportuar se fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore, që i ka kushtuar Kosovës mbi 8 milionë euro, e që nuk ka punuar asnjë ditë, i është dhënë për shfrytëzim në mënyrë të dyshimtë një operatori ekonomik. Asetet milionëshe, pajisjet përcjellëse, kamionët, prona dhe makineria iu dhanë një kompanie ekonomike vetëm 5 ditë pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shpalli tenderin – duke ngritur dyshime për një skemë korruptive, favorizimi dhe interesi.

Siç kanë raportuar mediat vëllai i Besnik Bislimit, Florin Bislimi kishte punuar në Kompaninë “Kosova e Re”, që para se të hynte në procesin e falimentimit ishte në pronësi të një biznesi me emrin “Fitorja”.

Pas këtyre hulumtimeve Prokuroria Speciale e Kosovës kishte nisur hetimet mbi Kontratën për Fabrikën e mbetjeve shtazore.

Më 27.05.2025 ishin kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme – duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale kishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për këtë rast edhe edhe ministrin e Bujqësisë Faton Peci.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…