Trump mbledh ekipin e sigurisë kombëtare në “Situation Room”

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po zhvillon një takim me ekipin e sigurisë kombëtare në “Situation Room”, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, raporton KFVA.

Ky takim po zhvillohet në kohën kur Trump po shqyrton nëse SHBA duhet të përfshihet më tej në konfliktin e vazhdueshëm mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti amerikan u largua një ditë më herët nga samiti i G7 në Kanada për t’u kthyer në Washington.

Reuters raportoi më herët se ushtria amerikane po dislokon më shumë aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme dhe po zgjat qëndrimin e disa avionëve të tjerë luftarakë, duke forcuar kështu praninë ushtarake të SHBA-së në rajon teksa lufta mes Izraelit dhe Iranit po vazhdon.

Njëri nga zyrtarët ka deklaruar se dislokimet përfshijnë avionë luftarakë F-16, F-22 dhe F-35, përcjell Reporteri.net.

Dy zyrtarë amerikanë theksuan se dislokimi i avionëve luftarakë ka një karakter tërësisht mbrojtës, duke sqaruar se këto mjete janë angazhuar më parë për të rrëzuar dronë dhe raketa të lëshuara drejt objektivave ushtarake dhe civile.

Pentagoni ende nuk ka komentuar mbi këto raportime.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…