Trump “godet”: Me apo pa qëllim Emanuel Macron gjithë ia huq

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mohoi se u largua para kohe nga samiti i G7 në Kanada për të punuar mbi një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit.

Trump gjithashtu e ka quajtur Presidentin francez Emmanuel Macron si person që kërkon vëmendje, për faktin se ishte ai që tha se Trump u kthye në Uashington për armëpushimin.

“Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili kërkonte publicitet, tha gabimisht se unë u largova nga Samiti i G7-ës në Kanada për t’u kthyer në Uashington për të punuar për një ‘armëpushim’ midis Izraelit dhe Iranit. Gabim!”, tha Trump në postimin e tij në rrjetet sociale.

“Ai nuk e ka idenë pse unë jam tani duke shkuar në Uashington, por sigurisht që nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Shumë më shumë se kaq. Qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon. Qëndroni në pritje!”./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…