Tragjedi në Fushë Kosovë: 23-vjeçarja ndërron jetë pas rënies nga kati i katërt

 

 

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 29 maj rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një 23-vjeçare pati rënë nga kati i katërt i një ndërtese banimi, shkruan KFVA.

Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhes jashtë rrezikut për jetë, por në gjendje serioze shëndetësore. Ndërkohë që e njëjta dje ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve. Për vdekjen e A.S ka njoftuar bashkëshorti i të ndjerës.

“Me dhimbje te thell ju njoftojm se me daten 16.06.2025 ndrroj jet bashkshortja ime Adelina (Sinani) Menxhiqi vorrimi bahet sot me dat 17.06.2025 ne ore 18:00 ne hajvali nisja behet prej shpis ton ne vilanc ne ora 17:00 dhe e pamja mbahet 3 dit ne Vilanc”.

Sinjali kishte raportuar, se A.S dhe dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga dritarja e banesës së saj, derisa ishte duke pastruar xhamat.

E reja ishte gjetur e shtrirë në tokë pranë objektit “MureBest” dhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohet për lëndime të rënda trupore.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale dhe se nuk është identifikuar asnjë person i përfshirë apo i dyshuar.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetohet nga njësitet relevante në bashkëpunim me Prokurorinë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…