by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Derisa në anën tjetër të botës po bëhen luftime të ashpra mes Izraelit e Iranit, Kosova dështoi për të 33-tën herë në konstituimin e Kuvendit, raporton KFVA.
Trump shkroi të dielën në Truth Social se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër” dhe ishte gati shpërthimi i një lufte, por shtoi se ai e ndaloi atë, duke e akuzuar pasardhësin e tij, ish-presidentin Joe Biden, se e “ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish”.
“Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po e përballonin me forcë, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova atë (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe, por do ta rregulloj përsëri!)”, u shpreh Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Pas kësaj, thirrje për formim të institucioneve pati, por hapa për të ardhur deri aty nuk kishte as këtë herë.
Mimoza Kusari-Lila, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se deklarata e Trumpit po “keqpërdoret nga forcat brenda për çështje politike”.
E nga Partia Demokratike e Kosovës i bënë thirrje kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojnë dhe të sillen me përgjegjësi, duke theksuar se “bota po ndryshon çdo ditë”.
Kurse deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, tha se Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar të mundshëm, duke shtuar se vendi “nuk e ka luksin të merret me çmenduri dhe ego personale të pushtetit në një kohë kur dinamikat globale po ndryshojnë me shpejtësi”.
“Nuk do të thosha për dialogun, por për gatishmërinë për t’u përballur me çfarëdo lloj situate të mundshme, bota po ndryshon dhe ne po merremi me çmenduri dhe egon personale që është e pa pranueshme për interesin e Kosovës dhe qytetarëve”, tha Gashi pas dështimit të seancës së 33-të.
Ndryshe prej “gajles” së deputetëve se kush po i bën numrat, në anën tjetër të botës nga e premtja, Izraeli dhe Irani po sulmojnë vazhdimisht njëri-tjetrin, pasi Izraeli nisi një fushatë ajrore që ka tha se ka për cak programin bërthamor të Teheranit dhe objektet ushtarake.
Zyra e Kryeministrit në detyrë ka thënë se po e përcjell me shqetësim situatën e tensionuar mes të dy shteteve dhe po u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen, me qëllim të shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës së sigurisë në rajon.
Aty përmendet se Irani ka përshpejtuar pasurimin e uraniumit saqë edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) deklaroi se Irani nuk po përmbushte detyrimet e tij për mospërhapjen bërthamore.
“Prandaj, Irani duhet të ndalojë veprimet hibride që cenojnë stabilitetin rajonal dhe më gjerë dhe t’i përmbahet detyrimeve të IAEA. Kosova beson fuqishëm se zgjidhja diplomatike është rruga e duhur për adresimin e çështjeve të sigurisë, ndaljen e dhunës dhe për të parandaluar pasoja më të gjera rajonale e globale”, thuhet në komunikatën e ZKM-së, më 14.06.2025.
Izraeli, SHBA-ja dhe shtete të tjera perëndimore për një kohë të gjatë i kanë bërë thirrje Iranit që të mos zhvillojë armë bërthamore.
Por Irani mohon se dëshiron të zhvillojë armë të tilla, por thotë se ka të drejtë të zhvillojë teknologji bërthamore për qëllime paqësore.
Katër bombardues strategjikë amerikanë mbërritën në bazën e përbashkët ushtarake SHBA-Britani në Diego Garcia në Oqeanin Indian të hënën. Avioni B-52H Stratofortress i aftë të mbajë armë bërthamore ose municione të tjera të drejtuara me precizion, u panë më 16 qershor në orën 09:22 (ora lokale) në platformën jugore të bazës. I aftë
Disa perime kanë aftësinë jo vetëm të parandalojnë sëmundjet, por edhe të mbështesin funksionet kyçe të organizmit, njëra prej tyre është brokoli. Ndoshta e keni dëgjuar që në fëmijëri si një “detyrim shëndetësor” në pjatë, por sot arsyeja për ta rikthyer në dietën tuaj është më e fortë se kurrë. Brokoli ndikon pozitivisht
Çmimet e naftës u rritën të martën në nivelet më të larta në gati pesë muaj, teksa tregtarët e energjisë përgatiten për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit Izrael-Iran. Rritja e çmimit të naftës u përshpejtua teksa presidenti amrikan, Donald Trump përgatitej të takohej me zyrtarët e sigurisë kombëtare në Sallën e Situatave në
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja pritet që të thërrasë deri në 25 dëshmitarë në rast që do të paraqes provat e saj, gjë e cila varet nga vendimi i trupit gjykues ndaj mocionit për rrëzimin e akuzave. Sipas një parashtrimi të përbashkët të mbrojtjes, thuhet se 15 dëshmitarë pritet të dëshmojnë