by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

ZKA ka gjetur shkelje të rënda në disa tenderë të vitit 2024 në komunën e Shpejtim Bulliqit. Operatorë ekonomikë kanë marrë kontrata milionëshe, pa plotësuar dokumentacionin dhe kërkesat teknike që kërkon ligji. Në këto gjetje, përfshihet kompania “Eing Com”, në pronësinë e Eljesah Podvoricës, e njohur për lidhjet me Lëvizjen Vetëvendosje, që ka fituar dy kontrata të mëdha mbi 3.8 milionë euro, pa dorëzuar dëshmi të vlefshme për pajisjet e nevojshme. KFVA ju sjell detaje.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar shkelje serioze në procesin e prokurimit publik në Komunën e Podujevës gjatë vitit 2024, ku tenderë në vlerë miliona euro janë shpërblyer pa përmbushjen e kritereve të kërkuara me ligj.
Sipas Nenit 59, paragrafi 4 të Ligjit për Prokurimin Publik, autoriteti kontraktues duhet të konsiderojë një tender si të përgjegjshëm vetëm nëse ai përputhet plotësisht me kërkesat e njoftimit dhe dosjes së tenderit.
Megjithatë, Komuna e Podujevës, e udhëhequr nga kryetari Shpejtim Bulliqi, ka shpërblyer disa operatorë ekonomikë me kontrata, pavarësisht mungesës së dokumentacionit të kërkuar dhe pajisjeve të dëshmuara.
Raste të theksuara në raport:
- Ndërtimi i kanalizimeve në fshatra të ndryshëm (Lluzhan, Lupç, Gërdofc, Majac, Sfeqël e Lluga) në vlerë 3.48 milionë euro, është dhënë një operatori që nuk kishte dorëzuar pasqyrat financiare të audituara, siç kërkohej.
- Asfaltimi i rrugëve në qytet – Lloti I, II dhe III, me vlerë mbi 460 mijë euro, është dhënë një operatori i cili kishte mangësi në dëshminë e posedimit të pajisjeve të kërkuara si cilindra dhe kompresorë – mungonin fatura dhe libreza qarkullimi.
- Ndërtimi i Shkollës së Mesme Profesionale (2.43 milionë €) dhe Ndërtimi i Tregut të Gjelbërt (1.44 milionë €), u kontraktuan me kompani që nuk kishin dorëzuar dëshmi të vlefshme për makineritë e kërkuara.
- Rregullimi i hapësirave publike përgjatë lumit Llap (Lloti III dhe IV), me vlerë mbi 120 mijë euro, u shpërblye pa certifikatat ISO dhe pa dëshmi për menaxherin e projektit sipas kërkesave.

Auditimi konstaton se në asnjë nga këto raste, autoriteti kontraktues – Komuna e Podujevës – nuk kishte kërkuar sqarime shtesë apo plotësime të dokumenteve nga operatorët ekonomikë, çka sipas ZKA-së, tregon për mungesë të funksionimit të kontrolleve të brendshme në sektorin e prokurimit.
Sipas gjetjeve të auditorit më gjerësisht për dy kontratat ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale (2.43 milionë €) dhe ndërtimin e Tregut të Gjelbërt (1.44 milionë €) thuhet “në njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit në kërkesën për kapacitetin teknik dhe profesional, kërkohet në aneksin 7 për pajisjet dhe mekanizmin me nr. rendor 1-10 kompresor për thyerjen e betonit që të dëshmohet nga pajiset dhe mekanizmi më librezë të qarkullimit. Në ofertat e dorëzuara në shënimin për lista e makinerisë për kompresor për thyerjen e betonit tek kolona shënimet re kapitulluese për secilën pajisje ka shënuar librezen, për të cilin nuk ishte dokumenti i librezës së qarkullimit“, thuhet në raport.
Gazeta ka hulumtuar rreth këtyre gjetjeve, duke zbuluar se kush janë fituesit e tenderit për Ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale (2.43 milionë €) dhe Ndërtimin e Tregut të Gjelbërt (1.44 milionë €).
Kompania fituese për këto dy kontrata kishte qenë “Eing Com” me pronar Eljesah Podvoricen.
Tenderi për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale në Zonën Industriale ishte nënshkruar me 12 nentor 2024, me vlerë prej 2 milion e 430.303 euro.
Ndërkohë edhe për tenderin e ndërtimit të Tregut të Gjelbërt, fituese ishte shpall kompania Eing Com. Kontrata ishte nënshkruar me 4 tetor 2024. Me vlerë prej 1 milion e 440,787 euro.
Në të dy tenderet, drejtor i Prokurimit në Podujevë është Bashkim Ibrahimi.
Kompania EING COM ka pronar biznesmenin, Eljesah Podvoricën. Gazeta Insajderi ka raportuar vazhdimisht për tenderët që EING COM ka fituar nga partia në pushtet, Vetëvendosja.
Kush është Eljesah Podvorica
Eljesah Podvorica, jo rrallë herë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në vitin 2021, deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe pronari, Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.
Dyshja shihen në një fotografi në shoqëri edhe të disa personave për rreth.

Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit të VV-së, Nijazi Isakut.
“Në kafe me tre luftëtarët e lirisë. UÇK-së”, shkruhej në postim.

“Ndikimi: Kontraktimi i OE pa i përmbushur kriteret e vendosura në dosjen e tenderit, eliminon mundësinë e një procesi të mirëfilltë të prokurimit, i cili mund të përjashtoj nga procesi OE të përgjegjshëm dhe mund të ndikoj që kontrata të mos realizohet”, thuhet në raport.
ZKA i ka rekomanduar kryetarit të Podujevës se “duhet të sigurojë forcimin e kontrolleve në fushën e prokurimit, në mënyrë që vlerësimi i ofertave të bëhet në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e vendosura në dosjet e tenderit dhe në pajtueshmëri me kërkesat ligjore. Po ashtu, përmes zyrtarëve përgjegjës të sigurojë se anëtarët e komisioneve i kuptojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në angazhimet përkatëse, dhe në rast të gabimeve eventuale këto të evidentohen nga zyrtarët e prokurimit para nënshkrimit të raportit të vlerësimit”.
Komuna e Podujevës janë pajtuar me këto gjetje./KFVA/
Mot shumë i nxehtë, kthjellët e me diell parashihet për ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 38C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s.
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se aktualisht mazhoranca nuk i ka numrat e nevojshëm për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ndonëse pretendon se i ka për formimin e qeverisë. Në Debat Plus, Kraki u shpreh se në sistemin aktual kushtetues të Kosovës
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një zjarr ka shpërthyer rreth orës 20:00 në një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, teksa ka
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh dhe kaltër – simbol i flamurit amerikan. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter)