Lufta Izrael-Iran: Trumpi largohet para kohës nga samiti i Grupit G7, bën thirrje për evakuuim të banorëve të Teheranit

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vendoi për t’u larguar para kohës nga samiti i Grupit G7, që po mbahet në Kanada, për t’u kthyer të hënën në Uashington, tha Shtëpia e bardhë rreth një orë pasi presidenti tha se njerëzit në kryeqytetin e Iranit, Teheran, duhej të evakuoheshin menjëherë.

Paralajmërimi i Trumpit për evakuim në rrjetin social “Truth Social” erdhi pasi ushtria izraelite u lëshoi një urdhër formal të evakuimit banorëve të Teheranit, duke i paralajmëruar për bombardim të menjëhershëm të “infrastrukturës ushtarake”, shkruan gazeta “The Guardian”.

Trumpi fillimisht pritej të kthehej në ShBA në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, sipas personave të afërt me çështjen./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…