Lufta Izrael-Iran: A do të rritet deri në 10 euro litra e naftës, flasin naftëtarët

 

 

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka reaguar ndaj spekulimeve që janë përhapur në disa media lidhur me një rritje të mundshme ekstreme të çmimit të naftës, duke i quajtur ato “të pavërteta dhe të qëllimshme”.

“Nuk ka asnjë shans teorik që nafta të arrijë çmimin prej 10 eurosh për litër. Këto janë gënjeshtra të qëllimshme që po përhapen për të krijuar panik tek qytetarët,” – tha Berjani.

Ai theksoi se megjithëse tregjet globale të naftës po përballen me luhatje për shkak të situatës së tensionuar mes Iranit dhe Izraelit, çmimet në Kosovë vazhdojnë të jenë më të ulëtat në rajon dhe nuk ka arsye për alarm.

“Pavarësisht lëvizjeve në bursë, qytetarët tanë po furnizohen me çmimet më të volitshme në rajon. Nuk ka nevojë për panik,” – shtoi ai.

Sipas të dhënave të fundit që Berjani publikoi, çmimet e karburanteve në Kosovë më 17 qershor 2025 janë si më poshtë:

📍 Çmimet me pakicë në pikat e karburantit:

Dizel: 1.15€ – 1.24€ për litër

Benzinë: 1.16€ – 1.25€ për litër

📦 Çmimet me shumicë nga importuesit:
Dizel: 1.11€ për litër

Benzinë: 1.12€ për litër

Berjani gjithashtu apeloi ndaj mediave që të mos përhapin informacione të pabazuara, pasi ato dëmtojnë besimin e qytetarëve dhe krijojnë paqartësi në treg.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…