by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur përmes një komunikate zyrtare se gjatë periudhës janar–shtator 2024, ka arritur rezultate të shkëlqyera në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht sfidave që lidhen me teknologjinë e vjetërsuar.
Sipas të dhënave zyrtare:
Bruto prodhimi i energjisë elektrike ka arritur në 4.6 milion MWh, krahasuar me 4.03 milion MWh në vitin 2023 – një rritje prej 14%.
Eksploatimi i qymyrit ka shënuar po ashtu ngritje: nga 5.1 milion ton në 2023, në 5.9 milion ton në 2024 – që përfaqëson një rritje prej 15%.
Një rritje e madhe është shënuar edhe në shitjen e tepricave të energjisë elektrike (kryesisht gjatë natës). Gjatë 9-mujorit të parë të 2024 janë shitur 568,000 MWh, krahasuar me 242,000 MWh vitin e kaluar – një rritje prej 135% apo 326,000 MWh më shumë.
Këto rezultate dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të KEK-ut për të rritur efikasitetin dhe kapacitetin prodhues, si dhe për të qenë një kontribuues i rëndësishëm në stabilitetin energjetik të Kosovës dhe të rajonit.
KEK konfirmon se do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik në vend.
Ushtria iraniane ka deklaruar se gjatë natës së kaluar ka goditur me një raketë një qendër të inteligjencës ushtarake izraelite, në zemër të Tel Avivit. “Qendra e inteligjencës së regjimit sionist u godit në thelb të saj, me një raketë të drejtuar, pavarësisht shtresave të shumta të mbrojtjes së armikut, të cilat po
Një rast i rëndë është raportuar në Policinë e Kosovës, ku një grua është zhdukur pa lënë gjurmë që nga dita e djeshme në Fushë Kosovë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Zyrafete Tatari, rreth 48-vjeçare, e cila sipas dëshmisë së djalit të saj E.T, rreth 27-vjeçar, është larguar nga shtëpia në rrugën
Zëvendëskryeministri i parë në detyrë Besnik Bislimi gjatë ditës së nesërme në ora 09:30 duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale të Kosovës për intervistim, për rastin e Fabrikës së mbetjeve shtazore, shkruan KFVA. Historinë me ftesa në Prokurorinë Speciale, e ka edhe shefi i Bislimit, Albin Kurti. Ky i fundit e ka refuzuar
Derisa në anën tjetër të botës po bëhen luftime të ashpra mes Izraelit e Iranit, Kosova dështoi për të 33-tën herë në konstituimin e Kuvendit, raporton KFVA. Trump shkroi të dielën në Truth Social se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër”