• Fri. Nov 21st, 2025

Drejtësia dhe ekonomia në ujëra të zeza – kanalizimi “deponon” në fakultete!

Jun 17, 2025

 

 

Prej më shumë se dy muajsh, ambientet përreth Fakultetit Juridik dhe Ekonomik të Universitetit të Prishtinës po përballen me një problematikë serioze sanitare, shpërthimi i kanalizimeve.

Uji i ndotur dhe era e rëndë janë bërë pjesë e përditshme e jetës në këtë hapësirë arsimore.

“Era është e padurueshme dhe situata po përkeqësohet çdo ditë,” – tha një puntor i Fakultetit që kërkoi të mbetet anonim.

Studentët ftojnë organet përgjegjëse që të reagojnë menjëherë dhe të kthejnë kushtet e dinjitetshme për studim në këto njësi akademike./KFVA/