Ambasadori francez për deklaratën e Trump: Dialogu Kosovë-Serbi nuk nis nga zeroja

 

 

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka theksuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të fillojë nga zeroja, duke u bazuar në marrëveshjet e kaluara.

Ai u shpreh kështu pas deklaratave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili lavdëroi ndërmjetësimin e tij në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Trump ka theksuar se gjatë mandatit të tij ka parandaluar një përplasje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar këtë si një sukses të madh të SHBA-së.

“Nuk do të fillojmë nga zeroja, nuk do të shpikim edhe njëherë rrotën, udhërrëfyesi është i qartë, pra rruga ndërtohet prej marrëveshjeve të kaluara”, ka thënë ambasadori francez.

Ai gjithashtu ka komentuar angazhimin e ndërmjetësuesit të ri të dialogut, Peter Sorensen, duke e përshkruar atë si një mundësi për një “momentum të ri” në procesin e bisedimeve. “Takimet që ai i ka organizuar kanë shkuar mjaft mirë dhe ai po përpiqet t’i vazhdojë këto diskutime,” theksoi Guerot.

Duke shpjeguar më tej se procesi i dialogut do të vazhdojë mbi bazën e marrëveshjeve të kaluara, ambasadori francez ka përmendur si një element të rëndësishëm formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai e quajti këtë një “elefant në dhomë” që nuk mund të lihet anash në përpjekjet për të ecur përpara.

“Kur them se ‘nuk do të shpikim edhe njëherë rrotën’, ekziston ajo që quhet elefanti në dhomë që është Asociacioni që lihet disi anash, rruga drejt NATO-s e BE-së kalon nga themelimi i Asociacionit. Do të ishte çorientuese të pretendonim se ky fakt mund të lihet anash,” theksoi Guerot.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…